Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Inceneratori i Tiranës përgënjeshtron Kryemadhin: Asnjë shpifje dhe baltosje nuk mbulon investimin tonë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Shoqëria Koncensionare Integrated Energy (IEBV) ka përgënjeshtruar deklaratat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit se me inceneratorin e Tiranës bashkëpunojnë 24 kompani. Përmes një deklarate publike, IEBV deklaron se kompania nuk ka asnjë furnitorë nga subjektet që u përmendën nga Kryemadhi, si dhe nuk ekziston asnjë shkëmbim tregtar. Në deklaratën e shpërndarë në Facebook, nënvizohet se IEBV nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga Kryemadhi. Për rrjedhojë nuk ka asnjë shkëmbim tregtar me asnjë prej tyre. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, sqarohet më tej se kompanitë që përmend Kryemadhi nuk janë bashkëpunëtore në veprimtaritë e tyre. Një ditë më parë, Kryemadhi paralajmëroi se do të depozitojë në SPAK dosje të tjera, për aferën korruptive të inceneratorëve. Monika Kryemadhi ka thënë se janë 24 kompani të cilat janë të lidhura dhe dyshohet se kanë kryer evazion fiskal me Klodian Zoton të lidhur me inceneratorët.

Njoftimi

TIRANE. Dt. 5. 7. 2022

Deklaratë e Shoqërisë Koncesionare Integrated Energy B. V. SPV

Ditën e djeshme opinioni publik ra preh e dizinformimit të qëllimshëm, me akuzat e hedhura kundrejt Shoqërisë tonë nga kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) Znj. Monika Kryemadhi. Sipas saj një skemë mashtrimi me TVSH, e disa kompanive fiktive që kanë operuar në Shqipëri ka përfshirë Integrated Energy B. V. SPV (IEBV). Po sipas saj këto kompani kanë pasur marrëdhënie tregtare me Shoqërinë Koncesionare Integrated Energy B.V. SPV. e cila ndërton dhe menaxhon Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë.

Në interes të publikut deklarojmë se:

IEBV, nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga Znj. Kryemadhi. Për rrjedhojë nuk ka asnjë shkëmbim tregtar me asnjë prej tyre. Kompanitë që përmend Znj. Kryemadhi nuk janë bashkëpunëtore në veprimtaritë tona.

Asnjë shpifje dhe baltosje nuk mbulon investimin dhe punën e Shoqerisë Koncesionare IEBV.

Dokumentet dhe e vërteta janë të aksesueshme. Investimi dhe puna e përditshme po ashtu. Ne refuzojmë çdo shpifje, hamendje, apo dashakeqësi që keqinformon publikun për qëllime politike apo çfarëdo qëllimi tjetër.

Ftojmë mediat të vijnë pranë Zonës së Trajtimit të Mbetjeve, jemi të hapur për çdo sqarim dhe të gatshëm për të hedhur dritë mbi të vërtetën.

Integrated Energy B.V. SPV

Tags: inceneratoretMonika KryemadhiShoqëria Koncensionare Integrated Energy

TË LIDHURA

Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026
Aktualitet

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në Roskovec/ Plagoset rëndë 75-vjeçarja,

09:06 | 07/10/2026
Next Post

Rama nga Holanda: Në nëntokën shqiptare është zbuluar një sasi e madhe gazi dhe nafte

Scholz: Gjermanët duhet ta përballojnë së bashku krizën e kostove të jetesës

Lulishtja ishte plot me njerëz, do merrte hak për djalin. Zbardhen detajet si nisi sherri në Shkodër







JU REKOMANDOJMË

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

by mirseda
09:36 | 07/10/2026
0

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore që po zhvillohen në Francë, ku kryebashkiaku i...

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com