Aktualitet

Inaugurohen ambientet e reja të repartit RENEA/ Soreca: BE do të japë 19 mln €


               Publikuar në : 10:39 - 13/01/20 B H

Po zhvillohet ditën e sotme ceremonia e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, në të cilën u përurua dhe reparti i ri i Forcave Speciale RENEA.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i cili konfirmoi mbështetjen e BE-së për policinë shqiptare. Gjatë fjalës së tij në këtë eveniment, ai premtoi se në dy javët e ardhshme BE do t’i japë policisë shqiptare një fond prej 19 milionë eurosh.

“RENEA është forca elitë e Policisë së Shtetit, që kryen ndërhyrje të rëndësishme. Për shumë vite, BE ka bashkëpunuar me forcat shqiptare të sigurisë për të modernizuar

Vetëm në vitet e fundit BE ka financuar 15 mln euro në mbështetje të policisë. Ne kemi punuar bashkë me forcat shqiptare për të modernizuar menaxhimin e kufirit. Në dy vitet e ardhshme BE do të japë 19 milionë euro për policinë. Arsyeja pse jemi këtu duhet parë si një gur kilometrik shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.

Krimi i organizuar dhe krimi i rëndë nuk janë fenomen vendor dhe lokal, ato varen në lidhjen e tyre transkombëtare. Krimi i organizuar duhet luftuar nga të gjithë”, tha ai.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT