E mërkurë, 23 Shtator, 2020
26 C
Tirana

Iluzioni naiv i një marrëveshjeje me Ramën

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Nga Andi Bushati

Edi Rama ose duhet rrëzuar, ose duhet duruar.

Kjo që po ndodh ditët e fundit po dëshmon edhe njëherë, se është një naivitet idiotesk të shpresosh se me të mundesh të bësh një marëveshje normale, në kuadrin e një sistemi demokratik.

Mbledhja pa opozitën e tryezës së Këshillit Politik, arsyeja e vetme e egzistencës të të cilit është të qenit konsensual, dëshmon për të pafundmen herë se ai mbetet një partner dinak dhe i pabesë.

Në këtë mënyrë, shefi i rilindjes është sjellë që pas nënshkrimit të paktit të 5 qershorit, kur fillimisht ra dakord të pranonte sistemin ku garohej me koalicione si dhe mosndryshimin e regullave të lojës në mënyrë të njëanshme.

Por, pa u tharë boja e kësaj firme ai prodhoi një dredhi tjetër, hedhjen poshtë të këtij pakti, ndryshimin urgjent të Kushtetutës dhe pengimin e PD dhe LSI për të hyrë në koalicion me lista të veçanta në zgjedhjet e ardhshme.

Deri këtu Rama është brenda logjikës së tij. Ai po bën të vetmen gjë që di të bëjë më mirë.

Ata që janë vënë në rolin e budallait janë sërish opozitarët, që besuan për të disatën herë se kishin gjetur mekanizmin që do ta detyronte kryerilindasin të luante ndershëm.

Që në tetorin e shkuar, pasi dështoi në përdorimin e forcës, prishjen e zgjedhjeve moniste dhe rrëzimin e regjimit me bomba molotov, dyshja PD- LSI shpalli një platformë të re opozitare.

Thelbi i këtij dokumenti të pranuar konsensualisht ishte të justifikonte pafuqinë për t’u përballur me pushtetin autoritar përmes vendosjes së vijave të kuqe të bashkëpunimit me të.

Opozita braktisi mitingjet, hoqi dorë nga sllogani “zgjedhje pa Ramën kryeministër” dhe la të hapur diskutimin me mazhorancën, por pa Damian Gjiknurin që e etiketonte si hajdut të provuar votash, pa Rudina Hajdarin që e konsideronte si të tradhëtare të blerë nga qeveria dhe me kryesues ndërkombëtarë të dialogut.

Pas kësaj tërheqje të parë në tetor erdhi e dyta në janar. PD dhe LSI, pranuan të uleshin në tryezën e reformës zgjedhore, duke i dhënë oksigjen regjimit, përpara konferencës së donatorëve dhe hapjes së negociatave. E gjitha kjo u shoqërua edhe me tërheqje të tjera. Përballë gjeti në tryezë, pikërisht Gjiknurin, pikërisht Hajdarin dhe asnjë kryesues të huaj.

Lexo edhe :   “Kjo i jep Ramës mandatin e tretë”/ Topalli hedh 'shashkën' e radhës, zbulon marrëveshjen e fshehtë pas zgjedhjeve
Lexo edhe :   “Kjo i jep Ramës mandatin e tretë”/ Topalli hedh 'shashkën' e radhës, zbulon marrëveshjen e fshehtë pas zgjedhjeve

Pas pesë muajsh debatesh, konfrontimesh dhe diskutimesh, kur u duk sikur një pakt i arrnuar u arrit, për vëzhgimin e qendrave të votimit me kamera dhe për identifikimin biometrik të zgjedhësve, Rama sërish e përmbysi tryezën duke thirrur në ndihmë këtë herë sharlatanët e parlamentit të përgjysmuar.

Tani opozitës nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të shkojë drejt zgjedhjeve me të mbathuara nëpër shalë, dhe të rrijë gjithë ankth për pabesinë e re që do i bëhet në të ardhmen.

Pikërisht ajo që po ndodh këto ditë është edhe njëherë treguesi se akti me kurajoz dhe më i drejtë që ka bërë opozita reale ishte ai i djegjes së mandateve, dhe daljes nga ai sistem të cilin Rama e kontrollon si padroni që ka në dorë edhe gurin edhe arrën.

Sa herë ka tentuar të kundërtën, qoftë në 18 maj 2017, qoftë në janar apo qershor të këtij viti, ajo ka dalë më pas e tradhëtuar dhe e zhgënjyer.

Edhe njëherë tani po provohet se me Edi Ramën është e pamundur një lojë me rregulla.

Kur është puna për pushtetin e tij ai shpërfill çdo normë dhe çdo pakt. Atë që po bën sot me shfuqizimin e koalicioneve dhe me ndryshimin unilateral të kushtetutës, asgjë se pengon ta bëjë nesër me truqe të tjera për grabitjen e zgjedhjeve.

Prandaj kjo situatë e pas 5 qershorit, e ka vënë edhe njëherë opozitën para dilemës se me ç’mënyrë duhet të përballet me të.

Ashtu sikurse kanë vërtetuar dhjetra raste, rruga legale dhe demokratike duhet përjashtuar. Nëse ka këllqe, opozita duhet ti kthehet rrugës radikale.

Ose në të kundërtën, nëse është e pafuqishme për të, le të mos i mbajë shqiptarët me shpresë, se do ktheje normalitetin përmes tryezash që Rama i përmbys sa herë të dojë.

Normalizimi i tij është një mision iluziv. Me të ka vetëm dy rrugë: ose duhet rrëzuar ose duhet duruar. /Lapsi.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I ndërvarur nga kokaina/ Jeta e panjohur e psikanalistit Sigmund Frojd

Sigmund Frojdi njihet si babai i psikanalizës, dhe interpretuesi më i famshëm i ëndrrave. Lindi në një familje austriake me origjinë hebreje. Karrierën si neurolog,...

“Thirri Allahu Akbar”, dyshohet për bombë tek kulla Eiffel

Pak çaste më parë, mediat e huaja raportuan se kulla Eiffel në Francë është evakuuar pas një kërcënimi për bombë. Policia është njoftuar për...

“Paga minimale të arrijë në 30 mijë lekë”/ Rama tregon çfarë do ndodhë muajt e ardhshëm

Disa muaj para zgjedhjeve, kryeministri Rama ka thënë se sfida e qeverisë është që paga minimale të arrijë në 30 mijë lekë! Kreu i...

Alarm për bombë në kullën Eiffel (VIDEO)

Një telefonatë anonime ku jepte sinjalin për vendosjen e një bombe në kullën Eiffel, ka alarmuar policinë dhe jo vetëm. Policia mori informacione për një...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...