Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ilir Meta dhe fundi pa lavdi i kauzave të rreme

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ilir Meta dhe fundi pa lavdi i kauzave të rreme

Nga: Alfred Peza

“Manifestimi” i 2 marsit u tha fillimisht se do të ishte një “besëlidhje” e re e Ilir Metës me shqiptarët. Edhe përpara, por edhe pas çdo dite të re që po kalon, jepet gjithmonë një arsye e re, një arsye e ndryshme për shkakun pse ai vendosi që ta lerë Presidencën dhe të dali në rrugë.

Njëherë u tha se ky hap u ndërmor për tu përballur e për të zhbërë “grushtin e shtetit” të mazhorancës.

Herën tjetër u tha se do të dilte për ti prirë “revolucionit popullor”, që nuk po e duroka dot këtë qeveri.

Më pas u tha se këtë po e bënte për t’iu kundërvënë projektit të shpopullimit të Shqipërisë, pasi shumë qytetarë janë larguar vitet e fundit jashtë vendit.

Pastaj u tha se kjo po bëhet për tri arsye të tjera; Për të mbrojtur Kushtetutën. Për të mbrojtur lirinë. Për të mbrojtur demokracinë.

Një herë tjetër u tha se kryeqëllimi është që të “rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion”.

Më parë ishte thënë se kjo po bëhej për të mos lejuar që të shtypej vullneti i popullit, të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat e tyre kushtetuese.

E kështu me radhë e pafundësisht, përmes shprehjes standarde e parrullash politike, të cilat mund të ishin thënë kurdo që nga dhjetori i 1990 e deri më 2 mars 2020. Të cilat mund të thuhen çdo herë tjetër, edhe përgjatë 30 viteve të ardhshme.

Mesa duket në mungesë të një kauze të vetme e të vërtetë politike, të një shqetësimi real qytetar, të një shkaku madhor të qenësishëm që buron nga një hall i madh kombëtar për tu adresuar për zgjidhje, duket sikur po sajohet çdo ditë nga një gjë e re. Me synimin e qartë se përmes nxitjes artificiale nga lart, të mund të krijojnë pakënaqësi e tensione sociale në vend, për ta detyruar kryeministrin Edi Rama që të ulet për të bërë një pazar politik.

Në pamundësi për ta arritur këtë, po mundohet që ti shtojë sa më shumë pikë profilit opozitar përpara syve të publikut, me shpresën se do të mundet që ta konvertojnë të gjithën këtë nesër, në një projekt politik e elektoral. E në fund fare, kur të vijnë zgjedhjet, edhe në vota e mandate përfaqësimi në Parlamentin e ardhshëm.

Skenari identik me këtë që po tentohet nga Meta përgjatë këtij viti, u zhvillua nga opozita shqiptare gjatë 2019. Ndryshimi i vetëm është se Basha, Berisha e Kryemadhi e nxorën opozitën nga Parlamenti në rrugë, duke bojkotuar më pas edhe zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 qershorit.

Edhe ata folën dje, si Ilir Meta sot. Në emër të sovranit. Për “revolucion popullor”. Për zbatim të vullnetit të popullit. Për mbrojtje të demokracisë e shumë të tjera si këto. Fundi i historisë dihet tashmë. Opozita e rrugës as pazar politik nuk mori, as Edi Ramën nuk e rrëzoi dot dhe në fund të fundit, u detyrua që të rikthehet sërish atje nga u nis. Në sistem. Por, vetëm pasi i kishte humbur të gjitha pushtetet rrugës.

Ndërsa Ilir Meta ka vendosur që të bëjë politikë duke mos e lëshuar zyrën e kreut të shtetit. Duke dashur që përmes saj të viktimizohet, me shpresën se kështu do të maksimalizojë, mbështetjen popullore për të.

E kur e gjitha ajo që nisi në 2 mars do të përfundojë, qytetarët do kuptojnë se të folurit në emër të tyre për kazuse dhe halle të rreme kombëtare, ishte rruga përmes së cilës Ilir Meta kërkoi që të zgjidhte veç hallin e vet personal.

Tags: Alfred Pezailir metamanifestimi

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Zbuloni kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Serbi

Zbuloni kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Serbi

Duhen më shumë para të ligjshme për partitë politike

Duhen më shumë para të ligjshme për partitë politike

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus brenda institucioneve të BE-së

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus brenda institucioneve të BE-së







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë me Bordin e Paqes
Bota

Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë me Bordin e Paqes

by mirseda
11:15 | 07/02/2026
0

Shtëpia e Bardhë po planifikon takimin e parë të liderëve për “Bordin e Paqes” të presidentit Donald...

Komisioneri i KE për vizitën në Shqipëri: Reforma në Drejtësi ka ndihmuar sfidat europiane

Komisioneri i KE për vizitën në Shqipëri: Reforma në Drejtësi ka ndihmuar sfidat europiane

10:55 | 07/02/2026
DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë

DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë

08:29 | 07/02/2026
“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

23:06 | 06/02/2026
Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com