E shtunë, 24 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

Duhen më shumë para të ligjshme për partitë politike

Nga: Ervis Iljazaj

Një nga aspektet kryesore të ligjit zgjedhor të ardhshëm duhet të jetë me patjetër reformimi i financimit të politikës dhe kontrolli ndaj tyre. Një çështje që Partia Demokratike dhe opozita po tregojnë kujdes me të drejtë. Me të drejtë, pasi i gjithë problemi i politikës dhe demokracisë shqiptare është pikërisht mënyra se si financohet politika. Në fillim Partia Demokratike doli me një propozim ku financimi i partive të behej qind për qind nga buxheti i shtetit. Ndërsa ditët e fundit është tërhequr nga ky propozim.

Në fakt, nuk është e rëndësishme se cila është mënyra e financimit të partive, publike apo private. E rëndësishme është vetëm transparenca dhe mjaftueshmëria e tyre për funksionimin dhe organizimin e partive.

Të gjithë e dimë që partitë politike shpenzojnë gjithmonë më shumë nga seç deklarojnë, duke krijuar kështu një klientelizëm okult, i cili rrit ndikimin në politikbërje të grupeve të ndryshme, dhe ul transparencën dhe llogaridhënien.

Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, pasi financimi ligjor nga buxheti i shtetit dhe i lejuar i partive politike sot në Shqipëri, është në nivele të ulëta, duke patur parasysh aktivitetin e një force politike dhe kostot që ai mbart, për të krijuar një politikë të shëndetshme dhe konkurruese midis palëve. Kështu që, duam apo s’duam, financimi ligjor i partive politike, duhet të jetë disa herë më i lartë nga seç parashikon ligji për të. Në këtë mënyrë, do të shmangej rënia pre e tyre ndaj klientelizmit okult politik, i cili është duke dëmtuar gjithmonë e më shumë funksionimin e tyre.

Partitë politike në rendin kushtetues shqiptar kanë një rol qendror, ndryshe nga shumë vende të tjera. Janë ato që përcaktojnë politika kombëtare, janë të vetmet që sigurojnë përfaqësimin politik, janë po ato që Kushtetuta e Shqipërisë i garanton realizimin e sistemit demokratik. Aq më tepër në një vend si i yni, ku elektorati nuk voton as për deputetët, as për pushtetin e ekzekutiv, por vetëm për forcat politike.

Në këtë kuptim, partitë politikë që të funksionojnë në mënyrë demokratike dhe të realizojnë të gjitha këto misione që ia ngarkon Kushtetuta, kanë nevojë që të financohen, të sigurojnë të ardhurat e mjaftueshme për të zhvilluar aktivitetin e tyre politik dhe zgjedhor. Në të kundërt, nuk duhet të habitemi që për të gjitha këto domosdoshmëri, partitë politike do të kërkojnë financime alternative okulte, që dëmtojnë të gjithë procesin politik dhe demokratik.

Ka dy mënyra se si mund të rriten financimet për partitë politike. E para shumëfishimi nga ana e buxhetit të shtetit, duke ndaluar çdo financim privat. Dhe, e dyta ndalimi i financimit nga paratë publike, dhe legalizimi i lobeve. Në këtë mënyrë, më së paku do të njohim publikisht grupet e interesit dhe lobimet e tyre transparente dhe publike kundrejt politikës, dhe, në këtë mënyrë janë qytetarët ata që do të gjykojnë për të gjithë këtë proces, ashtu sikurse ndodh në vendin më demokratik të botës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë do të shmangeshin të gjitha lobimet janë okulte, dhe të panjohura nga publiku.

Mirëpo, rritja e financimeve për partitë politike, kërkon në të njëjtën kohë forcimin e kontrollit ndaj tyre. Kontroll, i cili me këtë ligj që kemi aktualisht ka dështuar. Mënyrat për të rritur kontrollin janë të shumta, mjafton të marrim shembullin e Gjermanisë apo Francës për ta bërë efikas atë.

Modelet janë të shumta, e rëndësishme është që t’i japim fund kësaj mënyre financimi, që dhe para publike harxhon, dhe klientelizma politikë okult krijon. Kjo është një çështje që duhet të vihet për diskutim sa më shpejt të jetë e mundur, pasi është thelbësore për funksionimin e demokracisë. Me gjithë kritikat që mund të kemi për partitë politike, në një regjim demokratik, ato janë të domosdoshme. Kush thotë që partitë politike janë e keqja më e madhe e demokracisë, si alternativë ka patur vetëm diktaturën. /Gazeta Liberale

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...