Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Idriz Batha: Merremi me hallet tona, jo me ato çfarë thonë presidentët kundërshtarë

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Idriz Batha: Merremi me hallet tona, jo me ato çfarë thonë presidentët kundërshtarë

Idriz Batha, golashënuesi i Tiranës, është i bindur se titulli e Kupa janë të bardhebluve. Ashtu si sezonin e shkuar, edhe këtë kampionat, golashënuesi i Tiranës është një mesfushor. Batha, i cili ka sezonin e parë me bardheblutë, pranon se me Luftëtarin ishte më e lehtë sesa sfida në Ballsh. Nga ana tjetër, mesfushori pohon se është i kënaqur që ka arritur tre objektiva këtë sezon, ndërsa pranon se nga Tirana largohet për një ofertë të kënaqshme nga jashtë Shqipërisë. Ja intervista ekskluzive dhënë për “Panorama Sport”…
idriz batha

Tani nuk mund të fshiheni. Me golin e dhjetë jeni golashënuesi i ekipit të Tiranës…
Nuk është ky qëllimi im. Ama kur vijnë të gjitha bashkë, si titulli, suksesi i ekipit dhe golat e mi, kthehet më pas në kënaqësi të trefishtë.

Këtë herë vendosët që ta mbyllnit ndeshjen shumë më shpejt se në Ballsh. Një lëvizje goxha e zgjuar?
Në fakt, dhe të jem i sinqertë, Luftëtari nuk është në lartësinë e Bylisit. Kjo situatë u përkthye te ne që e patëm më të thjeshtë punën. Nuk duhet të harrojmë se i kishim vlerësuar shumë gjatë javës. Edhe ata djem kanë merita në fushë. Për më tepër që na eci që shënuam shpejt dhe e mbyllëm po shpejt ndeshjen.

Si është të luash në orën 17:00, ndoshta në pikun e vapës së këtij qershori. Nuk do t’ju ndodhë shpesh?
Ne lojtarët e pjekur kemi njëfarë eksperience tani. Më keq është në orën 14:00 që është tmerr fare. Sigurisht që është e vështirë, por jemi mësuar.
LUFTETARI TIRANA
Cilat janë ndeshjet që duhet të fitojë Tirana, për të mos rrezikuar fitimin e titullit?
Tirana duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet. Të gjitha, pa përjashtim, derisa ta sigurojë matematikisht titullin kampion. Deri atëherë nuk ka lëshime ndeshjesh. Deri në atë moment janë të gjitha sfida finale dhe që nuk duhet të nënvlerësohen nga ne.

I ka mundësitë dhe kthjelltësinë Tirana që të luajë dhe garojë në dy fronte, Kupë dhe kampionat?
Normalisht që po. Jemi favoritë për të fituar kampionatin, sepse jemi nëntë pikë përpara. Shumë mirë në Kupë, me një kundërshtar që mund të kalohet. Më pas do të kemi të njëjtët kundërshtarë. Dhe, pse jo, të mos ta fitojmë edhe Kupën?

Si e shikoni gjendjen e kundërshtarëve ose, më saktë, Kukësit që është skuadra, e cila pretendon për titullin?
Kukësi ka një skuadër shumë të mirë. E kam thënë edhe më parë, jo vetëm me Kukësin, por edhe me skuadra të tjera të kampionatit shqiptar, diferencat janë shumë të vogla. Normalisht që vlerësoj më shumë Tiranën dhe e shoh më lart se të gjitha skuadrat e tjera dhe këtë e kemi treguar në fushë dhe do ta tregojmë.
Safet Gjici
Deklaratat e presidentit Safet Gjici kanë qenë me tone akuzuese. Keni një koment?
Sido që të jetë, njerëzit do të flasin. Secili ka mendimin e tij në këtë punë. Ne merremi me hallet tona, nuk merremi me deklaratat e presidentëve kundërshtarë.
PARTIZANI
Një ish i Partizanit. Jeni bërë kurioz dhe keni pyetur çfarë po ndodh me miqtë tuaj te të kuqtë?
Është e vërtetë që kam shumë miq atje. Flas shpesh e qajmë hallet. Unë tek ata dhe ata tek unë. Asnjë nuk i jep dot përgjigje situatës te Partizani. Edhe ata vetë nuk e kuptojnë pse ndodhen në atë gjendje.

Kemi mësuar se keni marrë një ofertë nga Lugano. Si qëndron e vërteta e kësaj historie?
Për sa i përket së ardhmes, në kampionatin shqiptar do të luaj me Tiranën. E kam thënë shpesh që vetëm ndonjë ofertë e parezistueshme më ndan me Tiranën në fund të sezonit. Deri tani nuk ka mbërritur ndonjë ofertë nga skuadrat jashtë Shqipërisë./ PANORAMASPORT.AL

Tags: BardheblutëIdriz Bathakupa

TË LIDHURA

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital
Sport

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Next Post
Përmbytjet në Librazhd/ Reagon Balla: Po evakuohen banorët

Përmbytjet në Librazhd/ Reagon Balla: Po evakuohen banorët

“Zgjedhorja”/ Rudina Hajdari: Topi, në fushën e Ramës

“Zgjedhorja”/ Rudina Hajdari: Topi, në fushën e Ramës

VIDEO prekëse/ IKMT i shembi objektin, pronari: Po hiqni bukën e fëmijëve të mi

VIDEO prekëse/ IKMT i shembi objektin, pronari: Po hiqni bukën e fëmijëve të mi







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali
Aktualitet

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

by mirseda
21:57 | 29/10/2025
0

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq, të afërm dhe shokë i dhanë lamtumirën e fundit Flavio Saraçi,...

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Rubin: Dënimi i Thaçit, tragjedi për Kosovën dhe drejtësinë

Rubin: Dënimi i Thaçit, tragjedi për Kosovën dhe drejtësinë

20:50 | 29/10/2025
Grabitja si në filma e autobusit shqiptar në Gjermani/ Arrestohet autori 30-vjeçar

Grabitja si në filma e autobusit shqiptar në Gjermani/ Arrestohet autori 30-vjeçar

20:05 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com