Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Icardi ka gabuar? Ok, jemi dakord, por fajtori kryesor është Spalletti: Ja arsyet”

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
“Icardi ka gabuar? Ok, jemi dakord, por fajtori kryesor është Spalletti: Ja arsyet”

I intervistuar për mikrofonat e Radio Sportiva, ish-legjenda e Interit dhe sulmues shumë i njohur, Spillo Altobelli ka folur për Mauro Icardin.

Kapiteni i Interit u rikthye në fushë pas më shumë se pesëdhjetë ditësh dje në Genova dhe shënoi një gol e dha një assist për Ivan Perisic.

Ndërkohë, ky ka qenë komenti i ish-lojtarit të Interit për ish-kapitenin zikaltër:

“Icardi? Dje ashtu si e patë edhe ju ka treguar se është një nga 4-5 sulmuesit më të fortë në botë.

Unë Icardin si lojtar nuk do ta ndërroja me asnjë, me asnjë në botë. Në dy muajt e kaluar ka bërë disa gjëra të gabuara, ashtu si të mos shkonte në Vienë me shokët e skuadrës sepse ju hoq shiriti i kapitenit. Këtu jemi dakord bashkë.

Icardi duhet te tregonte se edhe pa shiritin e kapitenit ai eshte nje lojtar qe e dashuron Interin dhe per Interin mund te beje edhe pa shirit.

Icardi ka gabuar por fajtori kryesor për mua është vetëm një: Luciani Spalletti. Faji më i madh i teknikut të Interit nuk ishte në javët e kaluara por vetëm pak ditë më parë.

Për çfarë tha se Icardi sështë as Messi e as Cristiano Ronaldo? Pse e tha? Icardi është një pasuri e Interit dhe si i tillë duhet ruajtur nga grabitqarët e jo të hidhet në mes të uqërve që ta coptojnë.

Nga një trajner ekspert si ai dhe një njeri inteligjent si të gjithë e njohim nuk e prisja të dilte e të reagonte ashtu përpara miliona shikuesve.

Pastaj tentoi të rregullonte diçka dhe i përmiresoi deklaratat e tij, por për mua mbetet një gafë nga Spalletti dhe ai është fajtori më i madh në këtë histori.

E ardhmja? Unë nëse kam një lojtar të madh në shtëpi tentoj që ta mbaj me përjashtim të rasteve kur jam i detyruar ta shes…”

Tags: dakordështëfajtorigabuarIcardija arsyetJemikryesorOKSpalletti

TË LIDHURA

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”
Aktualitet

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

11:19 | 11/12/2025
Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore
Sport

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Next Post
Kryemadhi: Rama njeri pervers, e dëshmojnë edhe miqtë e tij

Kryemadhi: Rama njeri pervers, e dëshmojnë edhe miqtë e tij

“Pjesëtarë të një grupi kriminal”, Artan Hoxha publikon fotot: Policia i ka në dorë

“Pjesëtarë të një grupi kriminal”, Artan Hoxha publikon fotot: Policia i ka në dorë

“Janë shqetësuar qytetarët”, mediat serbe: Mbi 300 ushtarë shqiptar në veri të Mitrovicës (Video)

“Janë shqetësuar qytetarët”, mediat serbe: Mbi 300 ushtarë shqiptar në veri të Mitrovicës (Video)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë
Aktualitet

Shkodër, aksident në aksin Shkodër – Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë

by mirseda
16:51 | 13/12/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër – Tiranë. Në këtë aksident është përfshirë edhe një...

Salianji në kryesinë e PD: Po zhvendosni vëmendjen nga Rama

Salianji në kryesinë e PD: Po zhvendosni vëmendjen nga Rama

16:47 | 13/12/2025
Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt Juglindjes

16:39 | 13/12/2025
Spiropali në Emiratet e Bashkuara Arabe: projekte strategjike, së shpejti ambasada në Tiranë

Spiropali në Emiratet e Bashkuara Arabe: projekte strategjike, së shpejti ambasada në Tiranë

16:16 | 13/12/2025
Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

16:08 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com