Kronikë

I zë pritë policit që e kishte arrestuar një natë më parë, pranga 2 të rinjve

               Publikuar në : 20:45 - 19/08/19 Enno

Policia ka arrestuar 2 të rinj nga Gramshi, të cilët i kanë zënë pritë një efektivi policie, pasi kishte arrestuar njërin prej tyre një natë më parë.

Sipas policisë, pasi i kanë zënë pritë, i riu i ka kërkuar llogari se përse e kishte arrestuar më herët, ndërsa ka tentuar edhe ta godasë, por efektivi ka lajmëruar menjëherë patrullën, e më pas është bërë dhe arrestimi i tyre.

Në pranga kanë rënë shtetasit E.Sh., 25 vjeç, dhe K.B., 24 vjeç, të dy banues në Gramsh.

25 vjeçari ishte shoqëruar një natë më parë në ambientet e Komisariatit të Policisë pasi ishte konfliktuar me disa të tjetër gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh dhe në përfundim të veprimeve është lënë i lirë.

Ky shtetas në bashkëpunim me 24-vjeçarin, gjatë ditës së sotme i kanë zënë pritë punonjësit të policisë, që e kishte shoqëruar në Komisariat dhe kanë tentuar ta godasin për shkak të detyrës .

Në ndihmë të punonjësit të policisë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme, duke bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e tyre për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Si dhe për veprën penale ” Prishja e qetësisë publike” për shtetasin E.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT