Kryesore

Video/ Lihet i lirë Arvit Bushati, momenti kur largohet nga komisariati

               Publikuar në : 20:59 - 19/08/19 Enno

Kreu i FRPD-së të qytetit Shkodër, Arvit Bushati, i cili u arrestua pas protestës së sotme gjatë konstituimit të Këshillit Bashkiak, është liruar nga ambientet e Komisariatit.

Ishte vetë Partia Demokratike, dega Shkodër, ajo e cila denoncoi arrestimin e tij mes të tjerë protestuesish të arrestuar.

Sipas “BalkanWeb”, ai është larguar nga komisariati me makinën e kreut të PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli.

Kujtojmë se situata gjatë ditë së sotme agravoi në dhunë teksa deputeti i PS-së dhe anëtarët e  Këshillit Bashkiak u goditën nga protestuesit, gjatë momentit kur ata po hynin brenda në Bashki.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT