Një polic nga Kosova ka publikuar në rrjetet sociale një kolazh fotosh, ku te njëra shfaqet në moshë të vogël duke u strehuar në Shqipëri dhe të tjetra duke ndihmuar të prekurit nga tërmeti prej 6.4 ballësh.
Kujtojmë se si pasojë e tërmetit kanë ndërruar jetë 40 persona në Shqipëri.
Vlen të theksohet fakti që shqiptarët e Kosovës kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për popullin shqiptar në këto ditë të mbushura me panik dhe plogështi.