Ish-missi shqiptar Almeda Abazi, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, ka treguar reagimin kur mori vesh nga e ëma se do të bëhej me vëlla. Ajo përfitet në mediat rozë në Shqipëri por edhe në Turqi për sukseset në karrierën e saj dhe shkak të martesës me aktorin e famshëm turk Tolgahan Sayisman. Ajo ka treguar se është mjaft e lumtur që nëna e saj e bëri me vëlla, pasi tani ai është një shok i mirë për Efehan, djalin e saj.
“Kur e mora vesh në fillim për mamin, i thashë është radha ime njëher. Por mirë që është bërë, pasi ai dhe Efehan do të rriten bashkë dhe e duan shumë njëri tjetrin që tani. Luajnë shumë me njëri-tjetrin, dhe besoj do vazhdojnë të jenë gjithmonë bashkë”, thotë Almeda.