“Arrest me burg” është masa e caktuar Gjykata e Tiranës për Orges Bilbilin, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës.
Ky shtetas u prangos dy ditë më parë, pas një përplasje me armë zjarri në zonën e njohur si Xhamlliku në Tiranë, ku mbeti i plagosur ai vetë dhe një kalimtare e rastit.
Në deklaratën e parë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës paralajmëroi se kishim të bënim me një person të rrezikshëm, dhe të shpallur në kërkim.
30-vjeçari nga Lushnja, ka arritur t’u shpëtojë 14 operacioneve policore që janë ndërmarrë për arrestimin e tij. Ai akuzohet për një vrasje të dyfishtë, dhe ishte në listën e personave të kërkuar nga policia shqiptare, i dënuar në mungesë me 7.4 vjet heqje lirie.