E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Triumfi i të këqijve dhe tollovia e politikës

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj është shfaqur i transformuar pas një operacioni që ka zhvilluar së fundmi në Itali. Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij,...

Këngëtarja e infektuar fotografohet jashtë banesës, bëhet lajm se theu izolimin

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe deputete PDK-së, Eliza Hoxha, e cila rezultoi me koronavirus pak ditë më parë, ka thyer rregullat e izolimit duke...

Nga: Ben Andoni

Lajmi më i prekshëm në çdo fundvit është zakonisht se cilët janë më të pasurit dhe më të suksesshmit, por pa vend nuk mbesin dhe më fatkeqët. Për kategorinë e këtyre të fundit me shumë gjasë do ketë shumë vend në këtë vit. Tek e fundit, të gjithë ne, qytetarët e thjeshtë jemi humbës. Dhe, jo vetëm ne, por mbase lista do jetë nga e gjithë bota mbarë. Mu ajo pjesa, që kalon pa u parë shumë. Por, listat nuk duan t’ia dinë për ne. Kryesore janë zerot pas numrave dhe cili ka mbledhur më shumë zero. Cili nga politikanët ka zenë më shumë vend dhe publik para tv! Rama, me gjithë potencialin e tij mediatik dhe zotësinë para ekranit po e bën mirë me luftën ndaj koronavirusit, para liderit të Opozitës, që veç gabimeve të tij të vazhdueshme ka edhe fatin kundër të kufizimit total. Në analogji, Trump pothuaj e ka filluar fushatën në SHBA, teksa kundërshtari i tij Biden bën një opozitë të dobët nga ekrani. A do të mundi Covid-19 të uli zerot për të pasurit dhe për audiencat e politikanëve? Me shumë gjasë edhe për të pasurit kanë ardhur kohë të këqija por një gjë dihet mirë, zerot shtohen sërish. Ashtu si kreditet e politikanëve të sotëm, në vendet ku demokracia po bjerret, e që njohin vetëm shtesa.

Në listat e huaja, rezultatet dihen: të pasurit thjesht ndërrojnë vendet, por janë për vite e vite aty, zotër të fateve politike, të ekonomive, e deri të jetëve tona. Ai që fiton miliarda dhe pasurohet shpejt është i pasur dhe zot, ai tjetri, që i humbet konsiderohet thjesht një “looser”. Populistët shtojnë audiencat me koronavirusin, që ua fali fati dhe po e kthejnë në favor. I humbur është idealisti i thjeshtë, njerëz në botë si Olof Palme dhe Malcolm X, që sot nuk i kujton kurrkush, ose që i quajnë thjeshtë fatkeq. Sa të tillë të harruar ka sot bota, mu ata që mbajtën kauza të mëdha?!

Po nga politikanët cilët do quhen humbës dhe cilët fitues? A do mundet kryeministri Rama në momentin kur do të largohet COVID-19 pas disa javësh (nëse do të ikë aq shpejt), të vendoset te politikanët e mirë dhe largpamës? A do t’i quhet problem sistemi problematik shëndetësor dhe tollovia e pamundësisë, për të cilën mbase edhe mund të shfajsohet? Po Lulzim Basha, kreu i opozitës që anatemon gjithçka? A do mund të vlerësohet për apelet e vazhdueshme dhe vëzhgimet e shumta jo pak herë të mira, por me mungesën totale të taktit për t’u përfshirë realisht? Po gjithologët e zakonshëm të politikës, do futen te humbësit apo tek fituesit?

Lexo edhe :   "Tre pacientë të intubuar në Infektiv, janë në moshë të re", Manastirliu: Po na rrezikoni të gjithë
Lexo edhe :   Rama flet për fitoren, zbulohet lëvizja urgjente e Bashës

Nëse do flisnim pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, kjo padyshim do të ishte e lehtë. Ai që fitonte zgjedhjet, ai do meritonte në sajë të rezultateve të votave të popullit edhe gjykimin. Veçse në kohën kur jetojmë kjo nuk ka rëndësi: Tashmë politikanët e suksesshëm janë populistët, ata që manipulojnë rrjetet sociale, ata që na imponojnë forcën, tmerrin, marrëzinë dhe pompozitetin e tyre. Historia i ka stereotipet e tyre, që nga Antikiteti dhe duke ardhur në shekullin e shkuar me mostrat që bënë Luftërat e Mëdha dhe e mbajtën botën të ngërthyer në tensione artificiale.

Por, a kanë një emër të përbashkët, emrat e të këqinjve dhe njerëzve të tollovisë?!

Ata, që e njohin historinë e kanë të lehtë. Diktatorët e dikurshëm, që bënë luftrat dhe që mbetën në histori se ndryshuan fate, ata mbetën. Po njerëzit e tollovisë? I kemi sot përballë syve, që nga presidenti amerikan Trump me konfuzitetin e tij; Putini me ftohtësinë dhe kirurgjinë e frikshme të operacioneve të veta të përbotshme; Kina me fuqinë e madhe dhe të paparashikueshme (ndoshta me Covid-19 i vendosi vulën); pastaj liderët e vegjël të Ballkanit, në rastin tonë, që po na mbajnë peng dhe që na gënjejnë duke na parë madje drejt e në sy. Një gjë e di dhe njeriu më i thjeshtë: E keqja dhe e mira e qytetarëve të thjeshtë, kurrsesi nuk mund të jetë si ajo e politikanëve. Dhe, këtë po e shikojmë në lajmet që po na zbulohen prej kohësh. A do jetë më Evropa kështu e përbashkët dhe të ndajë vlera të përbashkëta? A do të ishte Shqipëria evropiane? A do të ishte Kosova e pavarur dhe në kushte të tjera? A do të kishim Covid-19 në të gjithë botën?! A do të ishte bota më e drejtë?

Për të gjithë politikanët, këta që na ndryshuan fatet dhe tashmë i shohim në sy prej llahtarit të pandemisë, do të flitet sido që të ndodhë. Militantët dhe nostalgjikët do t’i ngrenë në qiell, duke kujtuar kohët e tyre, bash të këtyre politikanëve, që na falën shumë kokëdhimbje dhe vuajtje, kurse, ata të humburit si Olof Palme (ish-kryeministri i Suedisë) e Malcolm X, jashtë, por edhe shumë idealistë në vend do të harrohen sepse historia është e tillë, u jep peshë të këqijve dhe i gëzohet dhe kërkon tollovinë e politikës, në vend të qetësisë dhe paqësisë, që kërkojnë njerëzit e thjeshtë. (Homo Albanicus)

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...