Një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim nga policia gjermane për ‘vjedhje’ dhe ‘mashtrim’, ka rënë në prangat e specialistëve të krimit në Dibër. Mësohet se 34-vjeçari është banues në Maqedoninë e Veriut, dhe vëzhgimi nga ana e policisë është bërë për shkak se dyshohej për ‘vjedhje’ dhe ‘mashtrim kompjuterik’.
Shtetasi me inicialet B.C, 34-vjeç, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbadeni/ Gjermani, pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale ‘Vjedhje’ dhe ‘Mashtrim kompjuterik’.
Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, kanë njoftuar se në sajë të bashkëpunimit që kanë pasur me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë, dhe Interpol Tirana, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit maqedonas.