5 persona janë arrestuar nga policia, dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe përfitimit nëpërmjet skemave të mashtrimit.
Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas kanë regjistruar 4 subjekte fiktive.
Gjatë viteve 2018-2019, kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderueshme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit, nëpërmjet tatimit mbi vlerën e shtuar, një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë.
Prangosja e tyre është bërë në sajë të operacionit të koduar “Ndërmjetësi”.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “NDËRMJETËSI”.
Operacioni, në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe përfitimit nëpërmjet skemave të mashtrimit.
Vihen në pranga 5 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër informalitetit, Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune njëmujore, me metoda speciale të hetimit, finalizoi me sukses Operacionin Policor “NDËRMJETËSI“, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
Sh. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një shoqërie, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”;
S. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;
E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i zyrës së kontabilitetit në një firme private, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;
L. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, ekonomist tek zyra e kontabilitetit në një firme private, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, .
A. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, i përfshirë në skemën e mashtrimit, pasi ka bërë deklarimet e subjekteve fiktive, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”;
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale I. D. dhe D. S., për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.
Për të gjithë këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg“.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë regjistruar 4 subjekte fiktive dhe gjatë viteve 2018-2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderueshme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit, nëpërmjet tatimit mbi vlerën e shtuar, një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.