E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

“Meta i vjen anash Kuvendit”, Balla i përgjigjet ultimatumit të presidentit

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i është përgjigjur qëndrimit publik të presidentit, pas deklaratës se mund të shpërndajë Parlamentin. Lidhur me ultimatumin e Kreut të Shtetit, Ilir Meta, ai iu kundërpërgjigj duke e cilësuar si qesharake.

“Shamti është profesor o shkëlqyer. Ai është në Kuvend  si deputet. Unë shpresoj që gjithë këtë inat të mos ta ketë Meta me nismëtarin, se ai është nga Skrapari. Kushtetuta dhe rregulloja e Kuvendit i ka të përcaktuar rastet kur do të jetë i paanshëm presidenti. Diskutohet nëpër studio dhe sheshe, se njëri do dalë dhe do të shpërndajë Parlamentin… Republika e Shqipërisë është një Republikë e pastër Parlamentare. Kuvendi i Shqipërisë e shkarkon Presidentin e Republikës. Presidenti në gjuhë popullore i vjen anash Kuvendit, për të shpërndarë atë.

Meta duhet të kuptoj qartë se është nën hetim nga Kuvendi i Shqipërisë. Deklarata se pas 15 marsit do të shpërndaj Parlamentin, kjo deklaratë është qesharake, mos i besoni”, u shpreh Taulant Balla.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...

Gjetja e personave të zhdukur në komunizëm/ VOA: E vështirë pas 30 vitesh

Nga Pëllumb Sulo (VOA) Familjarë të viktimave dhe të zhdukurve në komunizëm për shkak të bindjeve politike u takuan të mërkuren në Shkodër me përfaqësuesin...