Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

“I paprekshmi” Eliot Nes, kush ishte polici që futi në burg Al Kaponen

5 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
“I paprekshmi” Eliot Nes, kush ishte polici që futi në burg Al Kaponen

E romantizuar në filma dhe romane të shumtë, e shkuara korruptive dhe e trazuar e qytetit të Çikagos, ruan një vend të veçantë në historinë e SHBA-së. Krimi i organizuar në këtë qytet, daton që në shekullin XIX.

Por periudha e “lavdisë” së tij ishte epoka e Prohibicionit, kur Al Kapone, gangsteri më i njohur i Amerikës, ishte bosi i organizatës kriminale më të frikshme dhe efektive të kohës. Kapone ndërtoi një perandori të vërtetë të krimit dhe sipas arkivave të FBI-së, ishte i përfshirë në lojërat e fatit, prostitucion, trafikun e drogës, grabitjet dhe vrasjet.

Ai korruptonte vazhimisht oficerët e policisë, politikanët dhe gjykatësit, dhe kjo e vendoste mbi ligjin. Shumë pak nëpunës të shtetit refuzuan të blihen prej tij. Dhe blerja e tyre ishte e lehtë për Kaponen, që në kulmin e aktivitetit të tij kriminal, mendohet se fitonte mbi 100 milionë dollarë në vit.

Gjithsesi, në Çikago ishte një zyrtar i pakorruptueshëm. Ai quhej Eliot Nes, dhe ishte ai që e rrëzoi Kaponen, dhe i dha fund korrupsionit të shfrenuar në qytet. Nes e nisi karrierën e tij si një agjent federal relativisht i panjohur. Edhe pse në pak vite, do të bëhej një nga agjentët më të famshëm federalë në Shtetet e Bashkuara.

Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve e përshkruante si një “drejtues të një ekipi të zakonshëm agjentësh, që bënë bëri gjëra të jashtëzakonshme”. Të arrije të burgosje një nga burrat më të pushtetshëm në Amerikë në atë kohë, dukej si një mision i pamundur.

Por agjenti relativisht i ri ishte i vendosur për ta provuar këtë, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tij dhe të kolegëve, por edhe të familjarëve të tyre. Distileritë e birrës dhe alkoolit, kontrolloheshin në atë kohë nga Kapone, që merrej gjithashtu me importin e paligjshëm të një sasie të madhe alkooli nga Kanada dhe vendet e tjera.

Mijëra njerëz të prekur nga Depresioni i Madh, punonin për llogari të mafiozit famëkeq. Rrjeti i birrarive dhe distilerive të fshehta në Çikago ishte praktikisht i padepërtueshëm, por agjenti Eliot Nes ia doli të çajë përpara. Nes dhe ekipi i tij, kryen bastisje të shumta të distilerive të Kapones, duke shkatërruar shumë fuçi me alkool.

Al Kapone duhej të bënte diçka për të penguar Nes dhe ekipin e tij. Ai u përpoq t’i blinte me para si të tjerët, por shpejt zbuloi se Nes nuk kishte asgjë të përbashkët me policët e tjerë. Ai refuzoi çdo lloj ryshfeti. Për shkak të sjelljes së tij të pakompromentueshme, një gazetar e etiketoi Nes dhe ekipin i tij si “Untouchables” (Të paprekshmit), një nofkë që regjisori Brajan De Palma do të përdorte për titullin e filmit të tij të vitit 1987, në të cilin Eliot Nes (i luajtur nga aktori Kevin Kostner) do të mbërthente me shpatulla pas murit Kaponen.

Por biografi i Nes Dagllas Perri, thotë se disa pjesë të filmit të De Palmës, nuk bazohen tek realiteti. Nes ishte një pijanec i madh. Ndërkohë jo të gjithë në ekipin e Nes, refuzuan të korruptoheshin nga Kapone. Dejvid Lif shkroi në vitin 2014 në “Daily Mail”, se Eliot Nes “e dinte që të paktën një nga burrat në ekipin e tij, kishte pranuar ryshfete nga Kapone, por ai zgjodhi të bënte një sy qorr”.

Gjithsesi, vetë Nes ishte pa diskutim i pakorruptueshëm, dhe ishte ndershmëria e tij ajo që e motivoi eprorët e tij të formonin një ekip special, për të burgosur më në fund Kaponen. Agjentët e Prohibicionit, ishin në atë kohë ndër zyrtarët më të korruptuar. Mbi 700 prej tyre, u pushuan nga puna midis viteve 1921 dhe 1928, dhe 300 të tjerë u proceduan penalisht për marrjen e ryshfeteve.

Vlerësohej se mbi 100 nga 300 agjentët e zonës së Çikagos, ishin në listë-pagesën e Kapones, çka do të thoshte se formimi i një skuadre speciale ishte tepër i vështirë. Stiven Nikëll shkruan në ”Historia e Eliot Nes, dhe gjuetia ndaj vrasësit psikopat”, se në skedarin e këtij agjenti thuhej se ai shfaqte “gjakftohtësi, agresivitet dhe guxim në bastisje, dhe se kreu më shumë arrestime se gjithë të tjerët, dhe nuk ankohej kur punonte jashtë orarit”.

FBI e njoftoi se ishte zgjedhur si drejtuesi i misionit të posaçëm në shtatorin e vitit 1929. Ai nisi të zgjedhë njerëzit e ekipit të tij. Kaloi nëpër duar qindra dosje agjentësh, dhe në fund zgjodhi 9 prej tyre. Martin Lahart, Samuel Sigër, Lajl Çapman, Barni Klunan dhe Tomas Friell ishin agjentë federalë të Çikagos. Katër të tjerët Paul Robski, Majkëll King, Uilliam Gardner dhe Xhozef Lizon, u zgjodhën për aftësitë e tyre të veçanta.

Nes refuzoi në një rast një shumë parash, që ishte e barabartë me rrugën e tij vjetore. Kapone nisi t’i kërcënojë ata dhe familjet e tyre. Ai u vidhte makinat, dhe përhapi thashethemet mbi ta. Gjithsesi, ata e vazhduan punën dhe brenda 6 muajsh, kishin prova të mjaftueshme për të paditur Kaponen dhe bashkëpunëtorët e tij për shumë vepra penale.

Megjithatë, provat penale që e futën Kapone në burg, nuk u prodhuan nga “Të paprekshmit”, por nga zyrtarët e Departamentit të Thesarit dhe Drejtorisë së Drejtësisë. Kapone u shpall fajtor për evazion fiscal, dhe u dënua me 11 vjet burg dhe u mbyll në Burgun e Alkatrazit.

Në vitin 1932, Nes u informua se një nga agjentët e ekipit të tij, Berni Klunen, kishte marrë ryshfete në disa raste nga Kapone. Ai qe një lajm shkatërrues për të. Gjithsesi nuk mori asnjë masë, nga frika se kjo do të prishte imazhin e shkëlqyer që kishte dikur skuadra e tij.

Nes u emërua Drejtor i Sigurisë Publike të Klivelend në vitin 1935, dhe luftoi kundër korrupsionit dhe mungesës së efikasitetit në departamentin e policisë atje. Por suksesi i tij u zbeh nga divorci me gruan e parë, Edna, pas marrëdhënieve të tij me shumë gra të tjera.

Gjërat për të u bënë edhe më problematike, kur u detyrua të japë dorëheqjen nga detyra, pasi një gazetë zbuloi se ishte përpjekur të fshihte një aksident me makinë. Në vitin 1944, u nda edhe nga gruaja e dytë, duke u martuar sërish në vitin 1946. Jeta e tij mund të ndryshonte shumë shpejt, kur gazetari Oskar Fralej iu ofrua të shkruante për të historinë e jetës.

Por Nes vdiq para se të botohej libri, që gjithsesi ishte me shumë pasaktësi. Pavarësisht nga kjo, ai frymëzoi Hollivudin që prodhoi 2 seriale televizive dhe një film. Zemërthyer dhe tejet i alkoolizuar, Nes vdiq nga një atak në zemër në moshën 55-vjeçare./ TIRANA TODAY

Tags: Al KaponenburgEliot Nesfutikush ishtepaprekshmipolici

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Eurovision 2025: Risi në shpalljen e finalistëve!
Bota

Eurovision 2025: Risi në shpalljen e finalistëve!

16:14 | 09/05/2025
Next Post
Përplasi makinën e policisë, shpallet i pafajshëm Suel Çela

Përplasi makinën e policisë, shpallet i pafajshëm Suel Çela

Deputeti i “ashpër” me Metën: Të mblidhet urgjentisht Komisioni Hetimor

Deputeti i "ashpër" me Metën: Të mblidhet urgjentisht Komisioni Hetimor

Arsyeja pse hamë më shumë kur jemi me miqtë dhe familjen

Arsyeja pse hamë më shumë kur jemi me miqtë dhe familjen

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar
Politikë

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar

by mirseda
14:34 | 11/05/2025
0

Procesi i votimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë, në Qendrën e Votimit 3707/1,...

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet qytetarja në Tiranë

12:29 | 11/05/2025
E fundit! Egli ‘p*rplaset’ me Xheneten ne ditelindjen e Loredanes, ben veprimin e papritur ndaj saj

E fundit! Egli ‘p*rplaset’ me Xheneten ne ditelindjen e Loredanes, ben veprimin e papritur ndaj saj

11:42 | 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër

KQZ: Në 5% të QV kandidatët për deputetë nuk janë larguar mbi 150 metër

11:24 | 11/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com