E martë, 14 Korrik, 2020
21 C
Tirana

I nxorën nga banesa/ Djali i Enver Hoxhës letër Ramës: Po na trajtoni më keq se Berisha

Më të lexuarat

“Mund të kemi 600 raste në ditë”, Brataj i përgjigjet Dashos

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ka kthyer përgjigje ekspertit të Shëndetit Publik, Erion Dasho, pas deklaratës së bërë nga ky i fundit...

VIDEO/ Shkupi “pushtohet” nga flamujt shqiptarë një ditë para nisjes së votimeve

Maqedonia e Veriut po mban sot fazën e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ditën e sotme do të lejohen të votojnë vetëm të...

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi kërkon lirim me kusht

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe se Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht. Çaushi, i cili aktualisht vuan dënimin...

Lirohen nga burgu dy mjekët që kuronin Eduart Lamajn

Dy mjekët që morën përsipër të mjekojnë ilegalisht Eduart Lamajn janë liruar në detyrim paraqitjeje. Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lirojë Viktor Markun...

“Cenohet liria e shprehjes”/ Meta kthen në Kuvend ligjin që ndëshkon median

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot për shqyrtim në Kuvend ligjin nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 20,...

Vendoset lëndë plasëse pranë një banese në Fushë Krujë

Një sasi tritoli është gjetur pranë një banesë në periferi të Fushë Krujës. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi e zonja e shtëpisë e...

Pandemia/ Dy pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat janë një burrë nga Shkodra dhe një...

Nxori në pritë Hekuran Billën, Apeli merr vendimin për Adiola Lakrën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për Adiola Lakrën, e cila akuzohet për vrasjen e Hekuran Billës. Ajo u përdor...

I riu rrezikon burgun për një bombol, prokurori ‘kyç’ gojën (VIDEO)

Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë të martë një histori të çuditshme nga Korça. Kostandin Beqirllari ka një biznes familjar që ka të bëjë me...

Shifra rekord/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 117 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shpërndarja gjeografike e...

Djali i madh i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ilir Hoxha, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama për shembjen e shtëpisë. Bëhet fjalë për banesën ku jetoi për më shumë se 26 vite Nexhmije Hoxha. Për shkak të punimeve që po kryhen tek Unaza e re në Tiranë, banesa në fjalë u prek nga projekti.

Në letrën drejtuar Edi Ramës dhe ambsadorëve, Ilir Hoxha thotë ndër të tjera se ishin në pritje që të merrnin dëmshpërblimin që i takonte, që të sistemoheshin në një banese tjetër. Po kështu ishin në pritje të njoftimit shkresor nga IKMT-ja, në lidhje me afatet që duhet të largoheshin nga banesa.

Ai shkruan më tej se në datën 26 qershor, në godinën ku banonte ai dhe pjestarë të tjerë të familjes Hoxha, u paraqitën inspektoret e IKMT me fadroma për të prishur ndërtesën. Ai nënvizon ndër të tjera se nuk u kishte ardhur asnjë vendim shkresor nga IKMT për prishjen e pallatit, ku duhej të ishte e përcaktuar dhe data që duhej të largoheshin nga ndërtesa.

LETRA

Drejtur: Zotit Edi Rama kryeminister i Shqipërisë

Për dijeni: Zonjës Yuri Kim, Ambasadore E SHBA

Zotit Luigi Soreca, Ambasador i BE

Zonjës Erinda Ballanca, Avokate e Popullit

Komitetit të Helsinkit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Vjenë

Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni. Më konkretisht ndaj IKMT-s me drejtuese Znj Dallëndyshe Bici.

Bazuar në ligjin e shpronësimeve Nr. 8561 datë 22.12 1999, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta- Rrethrrotullimi Shqiponja”, (Loti I), u njoftuam për shpronësimin e banesës sonë. Nuk patëm asnjë kundërshtim, madje treguam mirëkuptimin tonë të plotë, për mospengimin e realizimit të kësaj vepre të madhe publike. Ndërkohe ishim në pritje të merrnim dëmshpërblimn që na takonte, që të sistemoheshim në një banese tjetër si dhe prisnim njoftimin shkresor nga IKMT-janë lidhje me afatet qëNe duhet të largoheshim nga banesa. Gjykoj se këto janë detyrime që administrata shtetërore ka ndaj qytetarëve të këtij vendi, të cilet kanë të drejtën të trajtohen me kujdesin dhe respektin e duhur dhe jo me veprime fashiste sic ndodhi me ne.

Por … Më datë 26 Qershor 2020, ora 9, në godinën ku banoja une dhe pjestarë të tjerë të familjes Hoxha, u paraqitën inspektoret e IKMT me fadroma për të prishur ndërtesen. Për t’ju vëne në dijeni, neve nuk na kishte ardhur asnjë vendim shkresor nga IKMT për prishjen e pallatit, ku duhej të ishte e përcaktuar dhe data që duhej të largoheshim nga ndërtesa. Pra u ndodhëm para një veprimi krejt arbitrar. Në këto kushte u detyrova t’idërgoj nje sms znj Dallëndyshe Bici ku i shkruaja :”Mirëdita, po ju lutem për një gjë. Kanë ardhur për të prishur shtëpinë. Nuk kemi kundërshtim. Të lutem ta shtyni dhe dy ditë se nuk po arrijmë të zbrazim apartamentin. Do ju lutesha me mirëkuptim për shtyrjen. Faleminderit. Me respekt Ilir Hoxha.

Lexo edhe :   Ish-deputeti i LSI ‘i përvishet’ keq Ramës, i kujton deklaratën e Pompeos
Lexo edhe :   “Duam të çojmë ushqime dhe ujë”, Berisha denoncon drejtorin e burgut

Zonja në fjalë megjithëse e pa sms, nuk dha asnjë përgjigje, duke qenë institucioni i saj fajtor.

Për mos u zgjatur, pas presioneve të vazhdueshme arrogante të punonjësve të IKMT , duke na prerë dhe dritat për ta bërë fakt të kryer, na nxorrën me dhune nga banesa, ku kishin mbetur shumë relikte dhe materiale të Enver Hoxhes si dhe objekte tona personale.

Qëllimi i znj Dallëndyshe Bici ishte qëme cdo kusht të nxirrte në mes të katër rrugëve familjen e Enver Hoxhes, dhe ia arriti qellimit. Mbetem pa shtëpi dhe ato orendi dhe objekte që shpëtuam I shpërndamë në miq e shoqeri. Më vjen keq zoti Kryeministër që t’ju them, se u përserit e njëjta situatë sic na nxorri nga shtëpia Sali Berisha në vitin 1993. Më vjen cudi si përputhen këto akte fashiste edhe pas 30 vjetëve, për më shumë nga një qeveri e majtë?!!!

Por, nuk mbyllet me kaq. Persekutimi i familjes së Enver Hoxhes u duk qartazi, se pasi na larguan me forcënga banesa, IKMT jo vetëm nuk e prishi pallatin por lejoitë hyjnë njerez nga rruga që të plackitnin cfarë kishte mbetur në banesën tonë. Në këtë rast ne u demtuam jo vetëm materialisht por edhe moralisht se gjërat e shtëpisë tonë përfunduan në duart e njerzëve të panjohur, ndërkohë që mund të ishim lejuar ne ta boshatisnim banesën.

Nuk e kuptoj zoti Kryeminister. Administrata juaj kishte gati dy vjet kohë, që cdo gjë të shkonte më së miri. Edhe Ne të sistemoheshim në kohë dhe punimet të mos pengoheshin. Pse duhet kjo arrogance. Për të treguar që jeni të fortë dhe mund të bëni cfarë të doni, apo keni një administratë të paaftë për fatkeqësi të këtij populli.

Institucioni i IKMT mban përgjegjësi dhe une do të ndjek rrugën ligjore për:

– Dhunim banese

– Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës

– Vjedhja e orendive personale

– Shkelja e të drejtave të njeriut

– Dëmi moral dhe ulja e dinjitetit të familjes time.

Për të gjitha këto do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material.

Uroj dhe shpresoj që drejtësia e re do të jetë e paanshme dhe jo e politizuar.

Në fund kam një falenderim për korrektësinë e Policisë së Shtetit që ishte në lartesinë e detyrave të saj.

Me respekt

ILIR HOXHA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 36-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i katërt

Një 36-vjeçar me inicialet E.L., ka rënë aksidentalisht sot nga ballkoni i katit të katërt. Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në...

Intervistimi i presidentit Thaçi vazhdon të mërkurën, çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, doli pas gjashtë orësh të intervistimit të tij në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, që trajton pretendimet për krime...

“Mendoni për të nesërmen”, Manastirliu poston foton e pacientit në terapi intensive

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i bën thirrje të rinjve që të tregojnë më tepër përgjegjshmëri, duke respektuar masat ndaj pandemisë. Ajo ka ndarë me...

Pse Meta dhe Basha i shmangen debatit për listat e hapura

Nga: Alfred Peza Një nga tezat që liderët politikë të opozitës së rrugës kanë artikuluar sëfundi rreth ndryshimeve kushtetuese për reformën zgjedhore, është se mazhoranca...

I riu rrezikon burgun për një bombol, prokurori ‘kyç’ gojën (VIDEO)

Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë të martë një histori të çuditshme nga Korça. Kostandin Beqirllari ka një biznes familjar që ka të bëjë me...