Qarkullimi i masave të nxehta që ka përfshirë vendin, do të vijojë dhe sot. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira, të pakëta e mesatare.
Era e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 1-2.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 17°C deri në 33°C
zonat e ulëta 20°C deri në 38°C
zonat bregdetare 21°C deri në 35°C