Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

I kërkoi prova Biberajt, Manjani-Ramës: Ja ku i ke, qeveri autokratike

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
I kërkoi prova Biberajt, Manjani-Ramës: Ja ku i ke, qeveri autokratike

Mëngjesin e sotëm në zonën e Bregut të Lumit ka pasur tensione mes banorëve dhe policisë. Forcat blu kanë nisur aksionin për prishjen e banesave për zgjatimin e Bulevardit të Ri. Ndërkohë qytetarët kanë kundërshtuar këtë aksion duke shkaktuar përplasje mes tyre, por duket se kjo nuk i ka ndalur efektivët të vazhdojnë aksionin.

Një reagim për këtë konfrontim ka ardhur edhe nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili shprehet me tone kritike ndaj mënyrës se si po procedohet për këtë ngjarje.

“Burri që i mungon shtetit”, e nis shkrimin e tij ish-ministri i Drejtësisë , Ylli Manjani.

Reagimi i Manjanit vjen në një forme replike ndaj kryeministrit Rama, pasi ky i fundit i kërkoi Elez Biberajt, drejtorit për Euroazinë në “Zërin e Amerikës”, prova për akuzat e ngritura ndaj tij.

Sipas Manjanit provat që po kërkon kryeministri i ka te Bulevardi e Ri.

“Kjo është një provë që tregon se kemi një qeveri autokratike që po injoron në mënyrë të papërgjegjshme ligjin”, shprehet Manjani.

Ndërkohë, “vendimet për qëllime private dhe pa transparencë janë prova të një arrogance”, shkruan ndër të tjera ish-ministri.

“Kur individualizohet pushteti, sigurisht që kritikat dhe dyshimet shkojnë drejt individit. Kjo është e logjikshme, jo e qëllimshme. Me gjithë bindjen e thellë që kam se çakejtë rreth e rrotull bëjnë namin, prapë përgjegjësia shkon natyrshëm tek individi që drejton e flet në vetën e parë”, deklaroi ai.

Manjani i bën thirrje institucioneve shtetërore të mbajnë përgjegjësi dhe të sqarojnë qytetarët për çdo dyshim: “Shteti, institucionet e tij, nga ana tjetër duhet të sqarojnë dyshimet e çdo shkelje ligji, çdo abuzimi dhe çdo sjellje brutale”.

Reagimi i plotë i Manjanit:

Burri që i mungon shtetit.

—————-

Dje i kërkonte prova Elez Biberajt.

Ja ku i ka, te Bregu i Lumit! Një mosmarrëveshje që duhet ta zgjidhte gjykata e zgjidh Qeveria me policë!!!

Policia qartësisht nën urdhra politike arreston njerëz natën në shtëpitë e tyre. Krejt pa ligj!!!

Dhe jo vetëm mbrëmë por shumë herë të tjera. Natën në shtëpi, me maska e skafandra, pa vendim gjykate në shkelje të plotë të Kushtetutës e ligjeve, policia e (pu)shtetit të sotëm u shkon qytetarëve e i arreston.

Le pastaj telendisja publike që bëjnë me njoftimet për shtyp. Nga njoftimet e tyre e kupton qartë që s’kanë asnjë lidhje me ligjin. “Policia procedon penalisht…” ose “ policia po heton krimin…” janë shprehje që nuk ka asnjë ligj që i justifikon!

Kjo është prova e një qeverie AUTOKRATIKE, krejt e papërgjegjshme dhe në injorim të plotë të ligjeve të shtetit. Në shtetin ku policia bën ligjin dhe gjyqin, sundon diktati!

Ndërsa vendimet për prishje shtëpish apo ndërtesash e mjedisesh publike për t’u përdorur për qëllime private, të cilat merren pa proces, pa debat e pa transparencë janë prova e ARROGANCËS! Njëkohësisht edhe dyshim i arsyeshëm i korrupsionit.

Këtë të fundit, jam dakord që kur individualizohet duhet ta provojë dikush. Në kushte normale duhet të ishte Prokuroria, por….

Nga ana tjetër, bie fjala, konkluzioni krejt personal i Kryeministrit se “godina e Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë”, pa dyshim që gjykohet nga publiku si sjellje arrogante e Edi Ramës. Kjo sepse ai nuk është as kryearkitekt, as Institut Monumentesh, as Akademi Shkencash, as Bordi i Trashëgimisë kulturore e as Ministër Kulture. Gjykon thjesht si individ, por në dallim nga individët e tjerë me fuqi vendimmarrëse.

Ndaj nuk ka kuptim të gjykohet e kritikohet askush tjetër përveç Edi Ramës. Sepse konkluzioni dhe vendimet përkatëse janë të Tij.

Kur individualizohet pushteti, sigurisht që kritikat dhe dyshimet shkojnë drejt individit. Kjo është e logjikshme, jo e qëllimshme. Megjithë bindjen e thellë që kam se çakejtë rreth e rrotull bëjnë namin, prapë përgjegjësia shkon natyrshëm tek individi që drejton e flet në vetën e parë.

Shteti, institucionet e tij, nga ana tjetër duhet të sqarojnë dyshimet e çdo shkelje ligji, çdo abuzimi dhe çdo sjellje brutale.

Kur shteti nuk e sqaron dyshimin, perceptimi publik mbi të (dyshimin) është krejt legjitim. Këtë perceptim s’ka gjykatë që e korrekton më…

Ndaj burrat e shtetit dhe politikanët e përgjegjshëm përpiqen gjithnjë të qeverisin mirë që të trajtojnë perceptimin dhe jo t’u përgjigjen gazetarëve apo kritikëve.

Nuk kam dëgjuar deri më sot ndonjë burrë shteti të merret vetë apo të hedhë në gjyq ata që e kritikojnë.

Tags: Biberajtkërkoimanjaniprovarama

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
Rama u thotë ‘kazan’, zyrtari i lartë amerikan u ‘tërheq veshin’ gazetarëve

Rama u thotë 'kazan', zyrtari i lartë amerikan u ‘tërheq veshin’ gazetarëve

“Shqiptarët janë gjakpirës”, Haradinaj shkarkon menjëherë ministrin serb

“Shqiptarët janë gjakpirës”, Haradinaj shkarkon menjëherë ministrin serb

Lista/Lëvizjet në trupin diplomatik

Qeveria bllokon pasaportat diplomatike për 350 personalitete







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com