Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

I hoqën dënimin e përjetshëm, gjyqtarët e Dajtit kundërshtojnë sekuestrimin e telefonave e parave

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Dy gjyqtarët e Apelit Vlorë e Shkodër, që rrëzuan dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin dhe e dënuan atë me 25 vite burgim për vrasjen e katër policëve, i janë drejtuar gjykatës së Krimeve të Rënda me kërkesa për kundërshtimin e vendimit të sekuestrimit të aparateve telefonike. Skënder Damini i cili ushtron detyrën e tij të gjyqtarit pranë Apelit të Vlorës dhe Aleks Nikolli që është gjyqtar në Apelin e Shkodrës, i janë drejtuar pak ditë më parë gjykatës duke kërkuar prej saj që të rrëzonte vendimin e sekuestrimit të telefonave të dy gjyqtarëve,pasi një gjë e tillë sipas tyre konsiderohet e paligjshme. Mësohet se aparatet telefonikë që kanë përdorur gjyqtarët janë dërguar për ekspertim teknik me qëllimin e vetëm, për të mësuar diçka rreth bisedave të gjyqtarëve që mund të kenë bërë për çështjen penale të Dritan Dajtit që e kishin në gjykim pranë Apelit të Krimeve të Rënda.

”Shqiptarja.com” mëson se i pari që i është drejtuar gjykatës për rrëzimin e sekuestrimit të telefonit ka qënë gjyqtari Aleks Nikolli, i cili shkurt të 2019 ka depozituar kërkesën. Por në 7 mars gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të rrëzojë këtë kërkesë, me argumentin si të pambështetur në ligj. Një ditë më pas një kërkesë të njëjtë, në 8 mars ka depozituar gjyqtari Skënder Damini dhe bashkë me të dhe djali i tij Lisien Damini. Kërkesa e këtij të fundit konsiston në kthimin e shumës financiare prej 17 mijë euro të sekuestruara, pasi babai i tij Skënderi dhe vetë Lisieni, pretendojnë që këto euro të sekuestrura nga policia i përkasin Lisien Daminit i cili meret me biznes. Të dyja kërkesat pritet që të gjykohen në seancën e 18 marsit 2019 nga gjyqtarja Liljana Baku.

Informacioni që solli kontrollin e banesave të tre gjyqtarëve

Një informacion i Drejtorisë së Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar pranë Policisë së Shtetit se tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, dënuan me 25 vite burg  Dritan Dajtin,ka shërbyer si indicie për prokurorinë që të ushtrojë një kontroll të imtësishëm në banesat e tre gjyqtarëve. Informacioni vinte në dijeni drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, se tre gjyqtarët kanë marë shuma të konsiderueshme financiare për të favorizuar Dritan Dajtin në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Kaq ka mjaftuar që Donika Prela së bashku me prokurorin tjetër Klodian Braho të nisin proçedim penal për akuzën e Korrupsionit ndaj tre gjyqtarëve të sipërcituar.

Në vazhdën e veprimeve hetimore, dy prokurorët i janë drejtuar gjykatës në datën 14 shkurt 2019, pasdite, me një kërkesë për kontroll banese të tre gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Kërkesa e prokurorisë së Krimeve të Rënda është shqyrtuar nga gjyqtarja Liljana Baku, e cila ka vendosur të pranojë kërkesën dhe të autorizojë policinë gjyqësorë për ushtrimin e kontrolleve të banesave të tre gjyqtarëve. ”Shqiptarja.com” disponon të plotë vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda ku veç kontrollit të banesave të tre gjyqtarëve, jepet edhe një rezyme mbi një tjetër person i quajtur Bledar Musaj. Sipas informacioneve të mbledhura nga policia, Bledar Musaj rezulton në rregjistrat e hyrje-daljeve në burg, si njeriu që ka zhvilluar më shumë takime me Dritan Dajtin dhe nisur nga kjo situatë, policia ka njoftuar prokurorinë që të verifikonte pozicionin e këtij personi. Por “Shqiptarja.com” mëson se Bledar Musaj është njeri i afërt me Dritan Dajtin dhe ka qënë avokat i Dajtit në këtë proces. Për shkak të mbrojtjes ligjore që ai duhet të realizonte, ka kryer shumë takime në burg me Dajtin. Policia nuk jep asnjë të dhënë se si lidhet Musaj me rolin e tre gjyqtarëve të proceduar penalisht, por kërkon që ai të verifikohet nga prokuroria për këtë çështje. Në dobi të këtij hetimi, policia e shtetit ka sekuestruar librat e hyrje-daljeve në burgun 302 në Tiranë. /shqiptarja.com

 

Tags: avokatëtceshtjaDritan Dajti

TË LIDHURA

Aktualitet

Tubimi në Tiranë, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

18:31 | 04/06/2026
Aktualitet

BBC jehonë protestës për Zvërnecin: Qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:00 | 04/06/2026
Aktualitet

Bardhi për Zvërnecin: Rama të tregojë pronarët fundorë të projektit

17:17 | 04/06/2026
Next Post

Aktori i del në krah efektives së ‘Shqiponjave’: Humbe punën, por fitove dinjitetin

Kosova ndalon fluturimet e “Boeing 737-8 MAX”

Gjendja në akset kryesore e kalueshme, ARRSH: Ku duhet të përdorni zinxhirë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Tubimi në Tiranë, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

by mirseda
18:31 | 04/06/2026
0

Babai i të ndjerit Martin Canit, Engjëll Cani, iu është bashkuar protestuesve në shesh. Tashmë ka nisur...

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026

Katër cisterna iraniane thyejnë bllokadën, transportojnë 7 milionë fuçi naftë përmes Hormuzit

18:11 | 04/06/2026

Arbër Hoxhën e donin në Angli, e zbulon trajneri

18:04 | 04/06/2026

BBC jehonë protestës për Zvërnecin: Qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:00 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com