Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

I doli emri në përgjime, flet kryebashkiaku i Shijakut: Jam ndjerë i bezdisur, nuk kam…

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
I doli emri në përgjime, flet kryebashkiaku i Shijakut: Jam ndjerë i bezdisur, nuk kam…

Ardian Kokomani, kreu i Bashkisë së Shijakut ka reaguar për herë të parë lidhur me përmendjen e tij në përgjimet e medias gjermane Bild. Kokomani thekson se ai nuk ka asnjë lidhje me Abdylajt dhe se me të ka njohje vetëm për shkak të detyrës së tij, duke qenë se njeh të gjithë komunitetin e qytetit të Shijakut.

Kokomani deklaron se ai të gjithë fushatën e ka kryer me deputetin Ndraxhi, dhe për takimin e përfolur se do të kryhej në Maj të 2017-tës, nuk është i bindur nëse ka marrë pjesë.

“Unë s’kam asnjë lidhje me asgjë që përflitet. Me 99.9 % nuk kam qenë në atë takim që përflitet. Unë me personin në fjalë nuk jam marrë në fushatën lokale, unë fushatën e kam bërë vetëm me zotin Ndraxhi.

Nuk kam qenë as drejtues qarku, asgjë. Unë nuk kam qenë as faktor në vendosjen dhe në heqjen e emrave. Jam habitur sot kur kam dëgjuar përgjimet. Mesa kuptoj se zoti Avdyli kërkon me ngulm që unë të jem në takim, po unë nuk kam qenë në atë takim.

Nëse unë kam lidhje fushatash elektorale me këta njerëz, unë do të jepja menjëherë dorëheqjen”, u shpreh Kokomani në Fax News.

I pyetur nëse e gjithë kjo situatë ka lidhje me mosrikandidimin e tij për Shijakun, Kokomani la të kuptohej se po.

“Ju duhet të kuptoni mjaft mirë se pse ky kryebashkiak nuk rikandidohet. “Përsenë”, se pse nuk jam rikandiduar unë duhet ta gjeni ju”, tha më tej kryebashkiaku Kokomani, duke sqaruar se ai nuk ka qenë pjesë e klanit me Avdylajt dhe është ndjerë i bezdisur nga telefonata e tij, raporton Fax News.

SQARIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM– Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, (0692069933-Ardian Kokamani) Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, telefonon kreun e bashkisë së Shijakut për të lënë një takim me të, Vangjush Dakon kryebashkiaukun e Durrësit, me një kandidat në prespektivë dhe të ardhme “Liri” (Ilir Ndraxhi) një person që grupi Kriminal Avdylaj kërkon të caktohet si kandidat i PS për deputet. Mbledhja bëhët për të bërë vetëm këte: për të finalizuar marrëveshjen që Ilir Ndraxhi do të caktohet si kandidat per deputet i PS në Durrës që të përfaqësojë interesat e klanit kriminal Avdylaj, ndërsa Avdylajt do t’i japin mbështetje maksimale PS në fushatë në Durrës.

Astrit Avdylaj: Alo!

Kryetari: Hë mo?

Astrit Avdylaj: Si je kryetar?

Kryetari: Si ke qenë ti?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bo?

Kyetari: Jam akoma ktej, sa kemi maru po po hamë drekë.

Astrit Avdylaj: Ee të boft mirë, po e di për ça të mora unë?

Kryetari: Po.

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit, aloo.

Kryetari: Po po, të dëgjoj, po po!

Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit, dhe Jupi do pimë një kafe neser në Durrës në orën 10, pranaj të kam mor sot me i fjalë.

Kryetari: Atëherë në orën 10, më duket është dhe një 5 minuta tek pallati kulturës se ka vdek Niko Besplla, ish fubollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës dhe do takojmë atje.

Astrit Avdylaj: Takohemi tek një kafe, do sjellim edhe Ritin, që të jemi nesër që, më kupton?

Kryetari: Pa merak!

Astrit Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe Juli, kshu që e kupton? Ngaqë është dhe ai, edhe që të jesh edhe ti se normal po s’ishe ti, më kupton?

Kryetari: Ee mirë…

Astrit Avdylaj: Alo, ça the?

Kryetari: Titi pa merak, se jam në Durrës takohemi në Durrës, se do jem dhe në ceremoni, rri pa merak…

Astrit Avdylaj: Mirë pra ngaqë do ashu që të jesh dhe ti me këto, më kupton?

Kryetari: Po po!

Astrit Avdylaj: Mirë, pra faleminderit, mirupafshim.

Kryetari: Hajt hajt ciao!

Tags: bezdisuremrifleti dolikryebashkiakundjerëpërgjimeshijakut

TË LIDHURA

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet
Aktualitet

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

22:35 | 17/12/2025
Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”
Shqipëria

Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

22:03 | 17/12/2025
Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!
Politikë

Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

20:43 | 17/12/2025
Next Post
Dalin fotografitë nga dasma VIP e Gaz Pajës (foto)

Dalin fotografitë nga dasma VIP e Gaz Pajës (foto)

Si u shkri “akullorja” e Vangjush Dakos

Përgjimet ‘i mbyllin gojën’ Dakos, ç’thotë kryebashkiaku pas skandalit

Aksident në Fushë-Krujë, makina përfundon në kanal

Aksident në Fushë-Krujë, makina përfundon në kanal







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Bota

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

by mirseda
23:01 | 17/12/2025
0

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë...

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

22:35 | 17/12/2025
Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

22:03 | 17/12/2025
Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

21:14 | 17/12/2025
Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

20:43 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com