Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

I dha diplomë false, parukierja kërcënon denoncuesen: Të hedh shtëpinë në erë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
I dha diplomë false, parukierja kërcënon denoncuesen: Të hedh shtëpinë në erë

Jemi ndalur në Kamëz, pasi një vajzë tregon se ka paguar 400 mijë lekë të vjetra për një kurs parukerie nga “Parukeri Ornela”. Pas një muaji e gjysmë ka marrë një diplomë, që nuk i është njohur për punësim. Ornela dhe Blerta, partnere në këtë parukeri e kanë hapur aktivitetin edhe në ditët që nuk lejohej për shkak të pandemisë.

“Vitin e shkuar jam interesuar për një kurs parukerie këtu në Kamëz. Sapo kisha ardhur nga Austria dhe doja ta bëja këtë gjë. Gjeta një parukeri, u interesova, pyeta sa pagesë do të bëja. Më tha për 4 muaj do të paguash 400 mijë lekë. Në muajin e dytë i dhashë 360 000 lekë. Më pas pjesën tjetër kisha për ta dhënë në momentin që do të merrja diplomën. Kur kisha bërë një muaj e gjysmë kurs më pajisi me këtë diplomë, e cila fatkeqësisht më rezultoi se ishte false. E para e kuptova kur vinte policia tatimore, më thoshte që duhet të thuash që ti je shoqja ime, ose një kliente normale, jo një kursante. Pasi e mora këtë diplomë nuk më dha mundësinë të bëj as praktikën, gjë e cila është një gjë normale për të vazhduar një punë. U interesova në vende të tjera. Dy në Institut dhe një në Durrës, të tria më thoshin që mund të jesh e informuar, por më ketë diplomë nuk të mundësojmë dot punë. Emri i parukerisë është “Parukeri Ornela””, thotë denoncuesja.

Denoncuesja sëbashku me gazetaren e “Stop” i drejtohen parukerisë.

Gazetarja: Ka njeri këtu? Si jeni? Blerta?

Parukierja: Po!

Gazetarja: Unë jam Domenika nga emisioni “Stop”.

Parukierja: Po, kuptoj!

Gazetarja: Zonjushën e njihni?

Parukierja: Më fal, mund ta heqësh kamerën, sepse unë nuk jam as shefja dhe s’jam as punëtore, asgjë.

Denoncuesja: Do të gënjesh për të disatën herë, të njëmijtën herë do të gënjesh?

Gazetarja: Këtë vajzën e njeh?

Parukierja: Nuk e njoh fare, as nuk më intereson fare!

Gazetarja: Është parukiere?

Denoncuesja: Po sigurisht, bën qerpikët.

Blerta merr në telefon Ornelën.

Parukierja: Ornela ka ardhur emisioni “Stop” dhe zonjusha***, që më kanë hy në dyqan. Të lutem hajde pak!

Denoncuesja: Kërkojnë lekët, që i ke marrë, kaq!

Parukierja: A të presim përjashta?

Gazetarja: Pse biznesin e keni të hapur?

Parukierja: Po të lutem zonjushë! Do të dalësh përjashta, sepse biznesin e kam duke e rikonstruktu, e kam marrë lejen në Bashkia.

Gazetarja: Ku e ke lejen?

Parukierja: E kam nga bashkia lejen. Të lutem mund të dalësh përjashta?

Gazetarja: Ku e ke lejen? Ku e ke lejen? A je e licencuar, për të bërë kurse?

Parukierja: Nuk më intereson, se nuk jam unë për të bërë kurse. A ka mundësi të dalësh përjashta? Të lutem prite Ornelën përjashta!

Gazetarja e “Stop” e priti Ornelën për një shpjegim, por në vend të këtij shpjegimi, ajo shkoi dhe kërcënoi familjen e denoncueses, që ishte drejtuar në emisionin “Stop”.

Nëna e vajzës denoncuese, Marie Deda, bërikallëzim për këtë akt dhe tregoi se çfarë i kishte ndodhur. “Pasi është takuar me ju, ajo me një mashkull ka ardhur me makinë, ka ardhur tek porta dhe më ka thënë ku e ke vajzën? I thashë ka shkuar në Kamëz për punët e veta. Deri nesër, më tha unë pa ta hedh shtëpinë në erë dhe pa ta vra djalin nuk e lë, sepse ke shkuar te puna jeme. Unë i thashë kam ardhur tek puna jote për falsifikimin që më ke ba. Për dëftesën që më ke dhënë në kundërshtim me të gjitha rregullat, sepse ajo nuk ecën askund. Si emër atë burrin nuk e njoh, kurse këtë parukieren e njoh. Ishte parukiere Ornela, ajo që i kam dhënë lekët për kursin e vajzës. Për arsye se i jemi drejtuar “Stop”-it, ka ardhur e na ka kërcënuar se do t’u vrasim e nuk do të lëmë të dilni nga dera. Bëra një kallëzim në polici dhe tregova realitetin.”

Gazetarja: Duke iu referuar dëshmisë së zonjës, kuptojmë që Ornela ka gjetur mënyrën e gabuar për t’iu shmangur përgjegjësisë së saj dhe gabimit që ka bërë. Pasi kërcënimi nuk është zgjidhje e problemit, por është thellim i problemit të saj.

Pas këtij momenti, ne iu drejtuam Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe pas kërkimeve na thanë se diploma e lëshuar është false dhe ky biznes nuk është licencuar për një aktivitet të tillë.

Tashmë përgjegjësia kalon në Sektorin e Krimit Ekonomik, në Drejtorinë e Tatimeve, pasi duhet të bëjë verifikimet përkatëse se si një biznes pa asnjë lloj licence lejohet të operojë në treg si pa të keq. /tvklan.al

 

Tags: emisioni STOPKamëzparukeri

TË LIDHURA

Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos
Aktualitet

Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos

14:49 | 29/05/2025
Ekstradohen në Itali tre shtetas shqiptarë të akuzuar për trafik droge
Aktualitet

Ekstradohen në Itali tre shtetas shqiptarë të akuzuar për trafik droge

14:17 | 29/05/2025
Deputetët rikthehen në Kuvend, Çfarë nuk u pa nga seanca
Politikë

Deputetët rikthehen në Kuvend, Çfarë nuk u pa nga seanca

13:54 | 29/05/2025
Next Post
Murrizi ndaj PD-PS: Dy banda, shqiptarët të dalin në protesta e t’i marrin zvarrë

Murrizi ndaj PD-PS: Dy banda, shqiptarët të dalin në protesta e t'i marrin zvarrë

Ahmetaj: Në 21 maj do shohim numrin e të papunëve

Ahmetaj: Në 21 maj do shohim numrin e të papunëve

Aksident me një të plagosur rëndë

Aksident me një të plagosur rëndë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos
Aktualitet

Alibej: Dumani zgjodhi rrugën e masakrës, unë doja vetëm kokën e Talos

by mirseda
14:49 | 29/05/2025
0

Erjon Alibej alias (Krymi), njeriu me rekordin më të madh të vrasjeve (7 të tilla) në dosjen...

Të duash dikë me ankth, çfarë duhet të dish

Të duash dikë me ankth, çfarë duhet të dish

14:47 | 29/05/2025
Qeveria austriake propozon: Martesa të ligjshme mbi 18 vjeç, e pa lidhje gjaku

Qeveria austriake propozon: Martesa të ligjshme mbi 18 vjeç, e pa lidhje gjaku

14:43 | 29/05/2025
Trump: Pas 2 javësh do shohim nëse Putin tallet apo është serioz

Trump: Pas 2 javësh do shohim nëse Putin tallet apo është serioz

14:39 | 29/05/2025
Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

14:30 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com