Ministri Arben Ahmetaj, në një intervistë në emisionin “Real Story”, tha se muaji prill ka shkaktuar një shok ekonomik, pasi janë mbi 9 mijë të papunë nga pandemia. Duke folur përmes shifrave, Ahmetaj tha se numri i të papunëve do të dalë në 21 maj, duke iu referuar periudhës mars-prill.
“Numri i saktë i të papunëve do të dalë më 21 maj gjithë papunësia e periudhës mars- prill. Kjo ka të bëjë me listpagesat dhe kontributet.
Do të shohim saktë çfarë kemi humbur. Nëse do i referohemi jo bizneseve të mbyllura, por për marsin papunësisë, pra largimit nga listpagesat. Papunësia e shtuar ishte 9 mijë vetëm në mars.
Prilli është më dominant. Ishte kulmi, shoku ekonomik që shkon nga kërkesa, se është goditur në themel kërkesa, qoftë me faktor të jashtëm dhe të brendshëm dhe këtu shihet prodhuesi duke përfshirë edhe turizmin, kërkesa e brendshme, konsumi apo reflektimi në uljë të importit. Në prill lëvizjet import- eksport janë më domethënëse. Saktësisht do jetë shifra më 21 maj”, u shpreh ndër të tjera Ahmetaj.