Napoli luan sfidën e javës së 25-të në Seria A, në transfertë ndaj Parmës, dhe ekipi i Ancelottit, gjendet në fitore, me gol të Piotr Zielinskit në minutën e 19-të.
Titullar në krahun e majtë të mbrojtjes, është edhe shqiptari Elseid Hysaj, i cili ishte pikërisht autori i asistit për golin e polakut.
hysaj asist on Vidnews.
Zielinski shërbeu Hysajn pranë fundores, dhe shkodrani u mor vesh mjaft mirë, duke ia kthyer sërish topin brenda zone, dhe polaku nuk fali përballë portierit Sepe. Ndërsa napolitanët kanë gjetur edhe golin e dytë me anë të sulmuesit Milik.