E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

Hungaria ndalon hyrjen për shtetasit që vijnë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi

Hungaria deri më tani ka regjistruar 4.234 persona të infektuar me COVID-19 dhe 595 viktima. Për shkak të situatës së rëndë nga pandemia, Hungaria ka vendosur masa të reja kufizuese. Këtu përfshirë ndalimin e hyrjes për të huajt nga disa shtete si Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi, të cilat i ka futur në listën e kuqe me rrezikshmëri të lartë nga përhapja e virusit.

Nga dita e mërkurë, hungarezët që kthehen nga vendet e listës së verdhë dhe listës së kuqe, do të jenë të detyruar të bëjnë kontrolle dhe të qëndrojnë në karantinë për dy javë, edhe nëse nuk janë të infektuar.

I vetmi përjashtim do të bëhet për ata që dalin dy herë negativë në testin për koronavirus gjatë pesë ditëve të kaluara.

Sakaq, të huajt që vijnë nga shtetet e vendosura në listën e kuqe, ku bëjnë pjesë edhe Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, nuk do të kenë të drejtë fare të hyjnë në territorin e Hungarisë. Ndërsa të huajt që vijnë nga vendet e listës së verdhe, do të përballen me të njëjtat kushte si hungarezët, shkruan “The Guardian”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...