E premte, 22 Janar, 2021
7 C
Tirana

Ish-deputeti i LSI ‘i përvishet’ keq Ramës, i kujton deklaratën e Pompeos

Luan Rama ka komentuar deklaratën e Ramës për marrëveshjen e arritur me opozitën për reformën zgjedhore. Ish-deputeti i kujton kryeministrit Rama edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, që e ka mbështetur atë marrëveshje.

Luan Rama shkruan më tej se opozita u përfshi në tryezën e dialogut ndërpartiak, dhe ofroi gjithë kontributin e saj me konstruktivitet dhe luajalitet, sepse ishte dhe është e bindur që një marrëveshje e gjithëpranuar do t’i bënte mirë vendit. Teksa e kritikon, ai thotë se edhe pas shtatë vitesh në detyrën e kryeministrit të vendit, Rama ende nuk e ka kuptuar se cilat janë detyrimet dhe përgjegjësitë.

Statusi

Koment mbi dy deklarata:

NJË CICËRIMË E LAJTHITUR E EDI RAMËS DHE DEKLARATA E SEKRETARIT AMERIKAN TË SHTETIT

Edhe pas shtatë vitesh në detyrën e kryeministrit të vendit, Edi Rama ende nuk e ka kuptuar se cilat janë detyrimet dhe përgjegjësitë e kryeministrit.

Nuk e ka kuptuar se kryeministri është në atë detyrë për të shërbyer.

Është për të shërbyer për të gjithë qytetarët e vendit, pra edhe për ata që duke votuar opozitën nuk kanë votuar për të.

Është për të shërbyer dhe jo për ti diferencuar ata që nuk e votojnë prej të vetëve, apo prej të tjerëve qe edhe pse nuk i ka të vetët, i përdor njësoj si të vetët.

I përdor dhe i shpërdor.

E nga ana tjetër, ata, të përdorurit dhe të shpërdorurit, kënaqen prej përdorjes dhe shpërdorjes!

Çështje dinjiteti dhe personaliteti për gjithësecilin.

Edhe në një cicërimë të tij prej atyre të shumtave që shpërndan në Tëitter, Edi Rama fatkeqësisht na dëshmon se ai nuk e di akoma se çfarë përgjegjësish ka kryeministri.

Me qasje prej një njeriu që nuk ka kuptuar asgjë nga vlera e marrëveshjes politike për reformën zgjedhore, ai thotë se “ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne”, duke patur parasysh me “ju” opozitën e vendit!

Unë nuk jam ndër ata që e konsiderojnë Edi Ramën si të paaftë mendërisht.
Nuk jam as ndër ata që e quajnë si një njeri që nuk kupton se çdo të thotë të bësh politikë që i tejkalon interesat individuale apo të grupit për hir të interesave të vendit dhe të të gjithë qytetarëve.

Lexo edhe :   Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë

Për rrjedhojë, nuk besoj se ai nuk e ka kuptuar mesazhin shumë të qartë dhe motivues në hullinë e bashkëpunimit ndërpartiak të Sekretarit amerikan të Shtetit zotit Mike Pompeo, i cili për të njejtën marrëveshje që Edi Rama thotë se qenka bërë “me ju për ju, jo për ne”, është shprehur: “Përshëndes marrëveshjen ndërpartiake të arritur në Shqipëri për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të vendit. Inkurajojmë palët e interesuara që ta kodifikojnë këtë marrëveshje politike”.

Lexo edhe :   Berisha bën deklaratën e fortë për 21 janarin: Rama meriton burg të përjetshëm

Por, nëse Edi Rama e paska bërë atë marrëveshje “me ju për ju, jo për ne” siç thotë, duke kuptuar me “ju” opozitën dhe me “ne” pushtetin e tij, dhe jo “…për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të vendit” siç e vlerëson Sekretari amerikan i Shtetit zoti Mike Pompeo, atëherë le të mos e zbatojë marrëveshjen ndërpartiake.

Opozita nuk ka nevojë për marrëveshje që janë bërë për t’i bërë nder asaj, sepse ketë as e ka kërkuar ndonjëherë dhe as e pranon.

Opozita u përfshi në tryezën e dialogut ndërpartiak dhe ofroi gjithë kontributin e saj me konstruktivitet dhe luajalitet, sepse ishte dhe është e bindur që një marrëveshje e gjithëpranuar do t’i bënte mirë vendit dhe do të forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të tij.

Ndaj, gjithë sa thotë Edi Rama se atë marrëveshje e paska bërë “me ju për ju, jo për ne”, merreni si një cicërimë të lajthitur prej dëshpërimit.

Sepse ajo cicërimë nuk është tjetër gjë, por vetëm një cicërimë e lajthitur prej dëshpërimit!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...