gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Humbja e Korbin në Britani, katastrofa e populizmit majtist

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

Nga: Ervis Iljazaj

Ti propozosh një shoqërie pragmatiste siç ëstë ajo e Britansë së Madhe një dogmë politike siç bëri Korbin në zgjedhjet e fundit parlamentare, ose është një naivitet politik, ose është një ideologji ku besim në të është pothuajse i verbër.

Po të shtosh këtu, që të gjitha politikat e propozuara nga Xherimi Korbin, lideri i Partisë Laburiste , ishin politika majtiste dhe shtetëzuese, në një shoqëri ku ka lindur për herë të parë kapitalizmi si doktrinë politike dhe shoqërore, atëherë kuptohet fare mirë se humbja është e sigurtë. Partia Laburiste në Britani në këto zgjedhje arriti rezulatin më të keq ndoshta në historinë e saj, dhe kjo ka vetëm një arsye, rrëshqitja e saj drejt një populizmi të majtë, i cili ka dështuar në të gjitha vëndet europiane ku u eksperimentua, sidomos në dekatën e fundit. Sigurisht, një rol të rëndëisishmë luajti dhe çështja e brexit, por gjithsesi një 70 vjeçar socialist puro u refuzua në mënyrë të qartë shoqëria britanike.

Fill pas krizës financiare të vitit 2008, që mbërtheu pothuajse të gjithë botën dhe kryesisht vendet europiane, sistemi kapitalist u vu në dyshim të thellë nga një pjesë e madhe e këtyre shoqërive. Kjo krizë u pa nga shumë si fundi i liberalizmit ekonomik, i cili i kishte sjellë Europës paqe dhe zhvillim ekonomik për 70 vite me radhë, si asnjëherë tjetër në historinë e saj. Pikërisht për këtë arsye, lindën shumë lëvizje intelektuale dhe politike që kërkuan të rikonceptonin ekonominë, shoqërinë dhe përfaqësimin politik si kundërvënie e liberalizmit.

Në disa vende evropiane lindën lëvizjet e para populiste të majta, që për disa vite me radhë arritën kulmin e tyre. Këto lëvizje u formuan më së tepërmi në Europën e Jugut, ku varfëria ishte më e madhe dhe kriza financiare u ndie edhe më shumë.

I gjithë suksesi i tyre, duke filluar që nga Lëvizja Pesë Yje në Itali, Podemos në Spanjë dhe Ciriza në Greqi, u bazua te kritika e ashpër ndaj kapitalizmit, ndaj pabarazisë ekonomike dhe instalimit të drejtësisë sociale, duke propozuar një ekonomi shtetërore dhe shpërndarje të pasurisë. Po ashtu, një armë tjetër e fortë ishte kritika ndaj demokracisë përfaqësuese dhe propozimi i demokracisë direkte, ku populli do të merrte në duar fatin e tij.

Deri disa vite më parë, të gjitha këto alternativa u demonstruan të suksesshme, pasi në Greqi, Itali dhe disa vende të tjera lëvizjet populiste të majta arritën të merrnin pushtetin, pasi emocionet popullore që ngjallën ishin elektorale dhe sollën konsensus.

Mirëpo, në të gjitha këto vende parti të tilla në qeverisje dështuan me sukses. Sepse të gjitha idetë e tyre për shtetëzim të ekonomisë, të demokracisë direkte apo të fuqisë së popullit ishin thjesht një utopi.

Sigurisht që kapitalizmi dhe tregu i lirë mund të ketë krijuar pabarazi, por jo varfëri. Defekteve të kapitalizmit, populistët e majtë i ofruan si alternativë pothuajse komunizmin, ose për të qenë të saktë me termat, shtetëzimin e ekonomisë. Si politika ofruan më shumë ndihma sociale, ndërhyrje më të madhe në shtetin në ekonomi. Politikë e cila ka treguar historikisht që nuk prodhon zhvillim, por thjesht një pushtet më të madh për vetë politikanët sesa për njerëzit. Një alternativë e tillë, që ofron shtetëzimin e ekonomisë, është më e dëmshme sesa defektet e kapitalizmit dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Ashtu sikurse shkruane në editorialin e tij disa ditë më parë në gazetën New York Times David Brooks. Problemet e kapitalizmit zgjidhen me më shumë kapitalizëm. Që do të thotë, nëse kapitalizmi shfaq probleme, vjen sepse nuk është shtrirë mjaftueshëm dhe sic duhet në të gjithë sektorët ekonomik dhe shoqëror. Në këtë kuptim, shumë shoqëri gabojnë duke menduar se problemeve të tij duhet ti afrojnë si alternativë socializmin ekonomik.

Qytetarët europianë, sidomos ata të Europës së Jugut, e kuptuan shumë shpejt se lëvizje të tilla, jo vetëm që nuk kanë asnjë perspektivë për të rritur mirëqenien, por janë të dëmshme për ekonominë e atyre vendeve, prandaj edhe i dënuan me votë në zgjedhjet e Parlamentit Europian. /Gazeta Liberale

Tags: britaniervis iljazajpopulistet e majte

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Grabiten bizhuteri me vlerë 64 milion dollarë

Grabiten bizhuteri me vlerë 64 milion dollarë

“Jeni shpëtimtarë”, Meta vlerëson Forcën e Sigurisë së Kosovës

Paketa anti-shpifje/ Mëta kundër qeverisë

Tel hekuri për gjuhën e medias

Tel hekuri për gjuhën e medias







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë
Bota

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

by mirseda
22:54 | 24/03/2026
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pasi disa persona humbën jetën...

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

22:47 | 24/03/2026
Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

22:46 | 24/03/2026
Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

22:44 | 24/03/2026
Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

22:42 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com