E martë, 2 Mars, 2021
18 C
Tirana

Grabiten bizhuteri me vlerë 64 milion dollarë

Tamara Ecclestone, vajza e ish-kreut të Formula Uno-s, Bernie Ecclestone, njoftohet se është bërë pre e grabitësve, të cilët kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 64 milion dollarë nga shtëpia e saj në Londrën perëndimore.

“The Sun” raporton se grabitja u krye gjatë një operacioni që zgjati 50 minuta.

Sipas tabloidit, tre hajdutë u futën në rezidencën e 35-vjeçares, pasi kishin shmangur dy ekipet e sigurisë 24-orëshe që patrullojnë gjatë gjithë kohës rrugën e njohur si “Lagjja e miliarderëve”, si dhe vetë operacionet e brendshme të sigurisë së familjes Ecclestone.

Në njoftim thuhet se në kohën e grabitjes, Tamara Ecclestone, një modele dhe emër i njohur në Britani, sapo ishte larguar nga vendi për pushimet e Krishtlindjes, shkruan “Voa”.

Një burim afër familjes konfirmoi që grabitja kishte ndodhur, por nuk pranoi të jepte hollësi të tjera.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A është një makinë elektrike më e mirë për planetin?

Nga: Benjamin Plackett “Live Science” Cili është më i mirë për Tokën: një automjet elektrik aponjë automjet me karburant? Përgjigja për këtë pyetje mund të...

Arbitri mbylli ndeshjen, VAR ndërhyn dhe ndryshon rezultatin në minutën e 101

Një episod tejet i veçantë është regjistruar në kampionatit danez, në ndeshjen mes Kobenhagenit dhe Arahus. Ndeshja u mbyll në një barazim spektakolar 3-3, me...

Përshtypje nga takimi me 90-vjeçarin Gorbaçov dhe historia e Katovicës

Nga: Shpëtim Nazarko Kohë pas takimit me Gorbacovin në Terni të Italisë, shefi i Sant Egidios, Imzot Vincenzo Palia, më tregoi një copëz tjetër që...

Iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë, gjykata liron mjekun Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit, (GJKKO) ka liruar mjekun kardiolog të QSUT-së, Edvin Prifti. Apeli ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm atë...

COVAX do të shpërndajë 237 milion doza vaksinash në 142 shtete

Përfaqësues të programit të ndarjes së vaksinave COVAX thanë të martën se do të shpërndajnë 237 milion doza të AstraZeneca në 142 vende deri...