E martë, 23 Shkurt, 2021
11 C
Tirana

Humbi mikun e tij të afërt, dedikimi prekës i kryeministrit Haradinaj

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndarë me publikun lajmin e trishtë për humbjen e një prej miqve të tij më të mirë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehet se Halim Haxhijaha ka kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë. Haradinaj përfundon statusin e tij duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e z. Halim Haxhijaha, mikut tim dhe një nga njerëzit më punëtorë e më të devotshëm që kam takuar.

Baca Halim, si një afarist i njohur, arriti të kontrubuoi shumë në zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, jo vetëm në Rahovec por edhe në gjithë vendin.

Si një atdhetar i pashoq, baca Halim, ishte i zoti në punë, në familje dhe do të kujtohet përherë, për vlerat njerëzore dhe atdhedashurinë që e ndau me të gjithë ne.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën bacën Halim!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha: Taksa e sheshtë 9%, çlirim për financat e sipërmarrjes shqiptare

''Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare. Më shumë para mbeten në...

Brataj vaksinoi shoferin personal? Urgjenca Kombëtare reagon pas akuzave

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar sot pas lajmit të publikuar në rrjetet sociale për vaksinimin e një shoferi të këtij institucioni. QKUM shprehet...

Detaje të reja për vdekjen e Maradonës, hetuesit përfshijnë dhe dy të dyshuar

Në hetimin për vdekjen e Diego Armando Maradonas janë përfshirë edhe dy të dyshuar të tjerë. Ata janë Nensi Forlini, ekzekutive e kompanisë së...

Vrasja e dyfishtë për drogë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir

Pesë muaj nga vrasja e Vilson Çutajt dhe Klemend Pepajt në Malësi të Madhe, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet duke gjetur vetëm një...

Koronavirusi/ Më shumë të shëruar se të infektuar, por kurba mbetet e lartë

Kurba e koronavirusit vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.021 raste të reja, nga 3.258 testime të...