E premte, 23 Tetor, 2020
13 C
Tirana

Shtohen “milionerët e vegjël”, 12.3 mijë individë kanë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë. Një e treta e tyre janë të dypunësuar

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

Janë rreth 12.3 mijë individë që kishin të ardhura vjetore me shumë se 2 milionë lekë në vitin 2019, ose rreth 167 mijë lekë në muaj.

Shifra është bërë e ditur nga Tatimet, pas një kërkesë nga Monitor dhe i referohet deklarimit të të ardhurave individuale vjetore, afati i fundit i të cilit ishte data 3 gusht (deklarimi fillestar ishte parashikuar në 30 prill, por u shty si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia.

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) është e detyrueshme të paraqitet nga individët rezidentë dhe jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë. Këto janë të ardhura nga paga, dividenti, qiraja, interesat etj.

Në raport me vitet e mëparshme ka një rritje të ndjeshme të “milionerëve të vegjël”, me 37% në krahasim me 2018-n, kur sipas deklarimeve të mëparshme të tatimeve dorëzuan DIVA-n rreth 9 mijë persona. Në 2017-n, numri I tyre ishte rreth 8 mijë.

Tatimet kanë vlerësuar më parë se rritja e numrit të individëve që plotësojnë kushtet ligjore për deklarimin individual të të ardhurave personale, reflekton kuptimin e saktë të detyrimit ligjor nga ana e tyre, duke përfshirë këtu edhe individët e huaj, rezidentë në Republikën e Shqipërisë.

Ndonëse në rritje, numri i individëve që marrin të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, që tatimet i kategorizojnë në të ardhurat relativiht të larta, për të cilat kanë detyrimin për të bërë deklarimin vjetor, është shumë i vogël në raport me të punësuarit në vend. Sipas INSTAT, në fund të 2019-s në vend kishte gjithsej 690 mijë të punësuar (174 mijë në shtet dhe 508 mijë në privat). Vetëm 1.8% e të punësuarve në vend arrijnë të marrin mbi 2 milionë lekë të ardhura në vit.

Për më tepër, një të tretës së këtyre individëve u duhet të bëjnë më shumë se 1 punë, për të pasur pak të ardhura më shumë. Tatimet bënë të ditur se “gjithsej ka 12,329 deklarata DIVA 19-A të deklaruara deri tani. Nga këta 4.062 janë të dypunësuar për vitin 2019. Tatimet sqarojnë se tek të dypunësuarit nuk përfshihen deklarues DIVA të huaj qe nuk janë të regjistruar tek gjendja civile, pasi Numri i identifikimit me të cilin identifikohen tek listpagesa është i ndryshëm nga numri i identifikimit me të cilin bëjnë deklarimin DIVA.

Prej disa vitesh, tatimet u kërkojnë të dypunësuarve, të ardhurat totale të të cilëve i kalojnë 2 milionë lekë që t’I mbledhin të gjitha pagat si një e vetme dhe të paguajnë tatimin shtesë, pas deklarimit të të ardhurave.

Kjo praktikë ka hasur debate, si e pambështetur në ligj. KLSH ka gjetur se detyrimi i të dypunësuarve me të ardhura mbi 2 milionë lekë për të mbledhur pagat, duke i tatuar si një e vetme, gjë që rrit ndjeshëm detyrimin për t’u paguar, nuk është i mbështetur nga baza aktuale ligjore. Sipas KLSH udhëzuesi që përcakton mbledhjen e dy pagave si një e vetme për personat që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë nuk është i mbështetur në ligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Në vitin 2018, tatimet thanë se shuma e detyrimit të deklaruar për t’u paguar, si diferencë ishte 646 milionë lekë, me rritje 75% nga 2017-a. Për vitin 2019 nuk është bërë ende publike shuma që duhet paguar si diferencë nga të dypunësuarit, por ajo pritet të jetë më e lartë për shkak të rritjes së ndjeshme të deklarimeve.

Vitin e ardhshëm (kur duhet të bëhen deklarimet e të ardhurave të 2020-s), numri individëve pritet që të jetë shumë më i lartë. Përmes një ndryshimi në ligjin për të ardhurat të miratuar në fund të vtit 2019, që fillon e zbatohet për të ardhurat e 2020-s, të gjithë të dy punësuarit, pa dallim, do të duhet të deklarojnë tatimin mbi pagat (brenda 4 mujorit të parë të 2021), duke i llogaritur si një e vetme, në momentin që do të bëjnë deklarimin e të ardhurave vjetore dhe do të duhet të paguajnë tatimin shtesë.

Ky ndryshim ligjor e zgjidh ngërçin për mbledhjen e pagave për të dypunësuarit, por ndërkohë rrit indirekt tatimin dhe për mbi 30 mijë të dy apo më shumë punësuar që kanë të ardhura vjetore më pak se 2 milionë lekë dhe që do të duhet të paguajnë tatimin mbi pagat duke i mbledhur si një e vetme. /Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Ora e përballjes po afron

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama në lidhje me dhënien e nënshtetësisë ndaj futbollistit...

Sulmuesi i Real Madrid rrezikon 6 muaj burg

Futbollisti i Real Madrid, Luka Joviç vazhdon të ndërlikojë akoma më tepër situatën e tij në Serbi. Pasi disa prokurorë serb ngritën akuzat për thyerje...

(Emrat) PD zbardh listën zyrtare të kandidatëve për deputetë

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal. Përmes...

Rama: Meta ka lidhje me Kushtetutën aq sa futbollisti afrikan me ‘Topin e Artë’

Rikthehet sërish debati ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta për dhënien e nënshtetësive. Rama akuzon Metën se i ka dhënë pasaportën shqiptare një...