Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me Serbinë nuk do të ketë dialog teknik por vetëm dialog për marrëveshje finale.
Me anë të një statusi në Facebook, ai shprehet se marrëveshja finale do të jetë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk ka dialog teknik. Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”.