Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Hong Kong, vazhdojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Hong Kong, vazhdojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve

Policia e Hong Kong-ut përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në distriktin e Kowloon-it. Më herët gjatë ditës, policia kufizoi ndjeshëm shërbimin e transportit drejt aeroportit, në një përpjekje për të parandaluar zhvillimin e protestave atje këtë fundjavë.

Hyrja në terminale lejohej vetëm për ata që ishin të pajisur me biletë. Fundjavën e kaluar demonstruesit bllokuan rrugët për në aeroport dhe shkaktuan trazira në stacionet e trenit.

Në muajin gusht protestuesit hynë në terminalet e aeroportit të Hong Kongut gjë që çoi në mbylljen tij. Kina e cilësoi këtë një “akt shumë pranë terrorizmit”. Në fillim të kësaj jave, udhëheqësja e Hong Kong-ut Carrie Lam njoftoi se qeveria e saj do të tërhiqej zyrtarisht nga projektligji që mundësonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut për t’u përballuar me procese gjyqësore në Kinë.

Projektligji u bë shkak për protesta masive në qershor. Që nga ajo kohë qëllimi i protestave është zgjeruar duke përfshirë kërkesat për demokraci të plotë. Protestuesit kanë bërë thirrje gjithashtu për një hetim të pavarur rreth akuzave për brutalitet të ushtruar ndaj protestuesve nga ana e policisë, lirimin e pakushtëzuar të të ndaluarve gjatë protestave, dhënien fund të etiketimit të protestave si trazira, si dhe krijimin e mundësive për t’i zgjedhur vetë drejtuesit e qytetit.

Shumë banorë të Hong Kongut kanë frikë se autonomia e qytetit po zhduket nën sundimin e Pekinit. Kina thotë se Hong Kongu është një çështje e brendshme dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për inkurajimin e trazirave. Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila u takua në Kinë me Presidentin Kinez Xi Jinping dhe Kryeministrin LI Keqiang tha të shtunën se u kishte kërkuar atyre që të mbanin një qasje jo të dhunshme ndaj protestuesve. “Mbrojta idenë se konfliktet duhet të zgjidhen pa dhunë dhe se çdo qasje tjetër do të ishte katastrofë”, tha Merkel. /VOA

Tags: Hong Kongperplasjepoliciprotestues

TË LIDHURA

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë
Bota

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C
Bota

Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C

21:50 | 12/07/2025
Trump vlerëson reagimin ndaj katastrofave në Teksas, por e ardhmja e FEMA-s është e errët
Bota

Trump vlerëson reagimin ndaj katastrofave në Teksas, por e ardhmja e FEMA-s është e errët

21:30 | 12/07/2025
Next Post
Ringjallet industria e kromit, prodhimi në nivelin më të lartë të dekadës

Ringjallet industria e kromit, prodhimi në nivelin më të lartë të dekadës

Komisioni i Reformës Zgjedhore/Rudina Hajdari tregon sa kushton një mandat deputeti

A do krijojë Rudina një parti të re? Flet e bija e Azem Hajdarit

“Kosova bën histori”, Sali Berisha shijon triumfin e ‘Dardanëve’

“Kosova bën histori”, Sali Berisha shijon triumfin e 'Dardanëve'

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com