Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Holanda është investitori kryesor i huaj në Shqipëri edhe për vitin 2020

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Holanda është investitori kryesor i huaj në Shqipëri edhe për vitin 2020

Holanda është edhe për këtë vit investitori më i madh i huaj në Shqipëri. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 9-mujorin 2020 investimet holandeze arritën vlerën e 184 milionë eurove, vlerë kjo që përbën rreth 27% të fluksit total të investimeve të huaja gjatë periudhës. Vlera e investimeve holandeze ka rënë me 7.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Investimet holandeze lidhen në pjesën më të madhe kompaninë Statkraft Markets BV, pronare e shoqërisë Devoll Hydropower. Megjithëse kompania mëmë Statkraft është norvegjeze, kontrolli i Devoll Hydropower bëhet përmes një shoqërie të regjistruar në Hollandë. Për këtë arsye, zyrtarisht investimet e kësaj ndërmarrjeje në Shqipëri figurojnë si holandeze.

Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani offshore, ndaj edhe biznese të tjera në Shqipëri kontrollohen përmes kompanive të regjistruara aty. Shembuj të tillë janë Vodafone Albania, Spitali Amerikan, si edhe disa prej kompanive me interesa në fushën e koncesioneve dhe pas të cilëve qëndrojnë aksionerë shqiptarë.

Investitori i dytë më i madhe dhe këtë vit është Zvicra, me 164 milionë euro ose 8.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ecuria e investimeve zvicerane përgjithësisht ka qenë e lidhur me investimin e gazSjellësit TAP, shoqëri shumëkombëshe por e regjistruar në Zvicër. Edhe Zvicra është destinacion i përdorur shpesh për shoqëri offshore. Kompania që zotëron rafinerinë e Ballshit, Allum Enterprises, gjithashtu kontrollohet nga një aksioner i regjistruar në Zvicër.

Italia është investitori i tretë më i madh, me një fluks total prej 77 milionë eurosh gjatë 9 muajve të këtij viti. Investimet italiane kanë rënë me gati 20 milionë euro ndaj të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndryshe nga investimet zvicerane apo holandeze, të përqendruara në pak ndërmarrje dhe sektorë strategjikë, investimet italiane janë më të shpërndara nga këndvështrimi sektorial, por përqendrohen sidomos në degët e shërbimeve, përfshi banka, kompani call center, etj.

Në rritje për këtë vit paraqiten investimet turke, që për nëntë muaj kishin vlerën e 69 milionë euro ose 60% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërmarrjet më të rëndësishme turke në Shqipëri janë grupi Çalik te Banka Kombëtare Tregtare dhe BKT, kompania e ndërtimit Limak dhe ajo energjetikës Ayen Enerji.

Rritje të lehtë këtë vit shënuan edhe investimet austriake, që arritën në 39 milionë euro, tre milionë euro më shumë krahasuar me një vit më parë. Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, me grupet Uniqa dhe Vienna Insurance Group dhe në sektorin e ndërtimit, me kompaninë Strabag.

Franca për 9-mujorin 2020 regjistroi një fluks total investimesh prej 29 milionë euro, në rënie me 34% krahasuar me një vit më parë. Aktivitetet më të rëndësishme me kapital francez në Shqipëri janë kompania e prodhimit të dokumenteve të identifikimit ALEAT, miniera e bitumit në Selenicë. Megjithatë, në vitet e fundit investimet kanë ardhur kryesisht nga kompani ndërtimi që kanë punuar si nënkontraktorë të gazsjellësit TAP./Monitor

Tags: Holandainvestimeshqiperi

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici
Aktualitet

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici

19:47 | 04/07/2025
Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital
Aktualitet

Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

19:17 | 04/07/2025
Next Post
Artistët i dolën kundër, Anxhela Peristeri reagon për herë të parë pas fitores

Artistët i dolën kundër, Anxhela Peristeri reagon për herë të parë pas fitores

Aksident i rëndë në Kukës/Përplasen tre mjete, plagosen pesë persona

Aksident i rëndë në Kukës/Përplasen tre mjete, plagosen pesë persona

Libri i Bashkim Zenelit, punë e një instituti të tërë

Libri i Bashkim Zenelit, punë e një instituti të tërë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?
Showbizz

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

by mirseda
22:20 | 04/07/2025
0

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako ka reaguar për herë të parë pas largimit...

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com