E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

Artistët i dolën kundër, Anxhela Peristeri reagon për herë të parë pas fitores

Këngëtarja Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të 59-të të Këngës”. Artistja do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”, me tekst të Olti Currit dhe orkestrim të Kledi Bahitit.

Sikundër ka ndodhur rëndom në çdo festival, edhe këtë herë nuk kanë munguar kontestimet nga disa artistë pjesëmarrës, të cilët nuk ishin dakord me vendimin e jurisë së festivalit.

Në kundërpërgjigje ndaj kritikave, Anxhela ka zgjedhur që të reagojë, duke shprehur falenderimet ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur.

Mjaft e entuziazmuar për këtë trofe, ajo uron që ky festival të ketë sjellë harmoni, për të na larguar nga realiteti në të cilën po jetojmë.

Statusi

Ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen tuaj! Mbreme u finalizua nje tjeter rrugetiim per mua dhe shume tjera me presin. Kam marre kaq shume dashuri nga ju kte periudhe dhe do mundohem t’ua shperblej me se miri!Falenderimet jane te shumta por mbi te gjitha dua te falenderoj artistet qe me mbeshteten dhe besuan tek une dhe kenga ime. Lumturia ime eshte shume e madhe sonte dhe rastis qe jemi dhe ne prag Krishtlindjesh keshtu qe uroj te jeni te gjithe te lumtur ne familjet tuaja! Jemi duke kaluar nje periudhe shume te veshtire qe po e perballojme me force dhe kurajo keshtu qe shpresoj qe ky festival tju kete sjelle harmoni dhe tju kete larguar sado pak nga realiteti i hidhur. Pergezoj organizatoret e festivalit Z. @martin_leka Z. @sokol_marsi dhe regjizorin @palikuke , te gjithe te tjeret qe punuan mbas kuintave dhe @klodianqafoku sidomos😇dhe gjithashtu dua te bej nje falenderim te vecante per @kledibahiti dhe @olticurri pa te cilet sdo ishte kjo kenge, @esdalin_gorani dhe trupen e tij per koreografine e mrekullueshme, @jonipeci_store per imazhin tim dhe @lorel_makeupartist per make-up dhe floket e mia.Dhe embelsiren per ne fund ☺️Dua te falenderoj pa mase jurine e festivalit qe e shpalli kengen time fituese te ketij edicioni te 59 dhe na dhane mundesine per te perfaqesuar Shqiperine ne Eurovizion! Ishte nje festival i jashtezakonshem qe me dha nje lumturi te jashtezakonshme! Shendet dhe dashuri per te gjithe! 🏆

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin se ai ka dështuar të...

Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

Antimafia e Katanzaros në Itali, ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet...

Video/ Klopin nuk e mbajnë nervat, përplaset me trajnerin kundërshtar

Në sfidën e djeshme të Premier Ligës ku Liverpuli u mund në “Anfield” me rezultatin minimal 0-1 ndaj Bërnlit, në pushimin e këtij takimi...

Qysh sot, çdo ditë të jetë 21 Janar

Nga: Frrok Çupi Për gjithë planetin sot është data 22, por për ne shqiptarët duhet të jetë, si dje- 21 Janar. Edhe nesër, e pasnesër,...

Johnson jep alarmin: Varianti i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës

Kryeminsitri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se provat e hershme sugjerojnë se varianti i koronavirusit që u shfaq në vend mund të jetë 30%...