Sot do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel. Më në fund nisin bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, hapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë. Me anë të një postimi në Instagram, Rama shkruan se Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim, ulet në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar.
“MIRËMËNGJES
me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”.
View this post on Instagram
Delegacioni i Shqipërisë në konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE do të përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit. Delegacioni do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama, dhe përbëhet nga figura kryesore si shefja e diplomacisë Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, si dhe zv.min. e drejtorët që merren me çështjen e negociatave.