Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Historia rrezikon të përsëritet”, Meta del me mesazh të koduar për Ramën dhe lëshon kërcënimin e radhës

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Dekreti nuk ka kthim pas”/ Meta: Datën e zgjedhjeve do ta caktoj pa konsultim me partitë

Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar Ditën Europiane të kujtimit të viktimave të Nazizmit e Stalinizmit, për të hedhur mesazhet e tij të koduara ndaj qeverisë Rama.

Meta thotë se Shqipëria për afro 4 dekada u kthye në Korenë e Veriut të Europës, por historia rrezikon të përsëritet nëse shqiptarët harrojnë çmimin e dhimbshëm që paguan për liri e demokraci.

Kreu i Shtetit e mbyll me një mesazh të fortë, që të mos harrojmë kurrë tragjeditë e së shkuarës, dhe duke bashkuar të gjitha forcat të bëjmë më të mirën që çdo shqiptar të gëzojë jetën dhe të ardhmen e tij të sigurtë europiane në Shqipëri.

Statusi

Në Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe Stalinizmit nderojmë të gjithë jetët e pafajshme të humbura nga krimet dhe terrori i dy ideologjive shkatërrimtare dhe bashkëndajmë dhimbjen me të gjithë ata që u mbijetuan burgjeve, internimeve dhe torturave çnjerëzore.
Historia rrezikon të përsëritet në forma të tjera nëse harrojmë çmimin e dhimbshëm që kemi paguar për Lirinë, Demokracinë, Të Drejtat dhe Dinjitetit Njerëzor. Një nga tiparet e regjimeve totalitare është fshirja e kujtesës historike, fillimisht nëpërmjet propagandës, e më pas edhe represionit.
Për mbi 4 dekada ne u shndërruam në Korenë e Veriut të Europës, ndaj kemi sot përgjegjësinë për të mbrojtur në çdo moment lirinë, demokracinë, pluralizmin e paqen sociale, që nuk na janë dhënë njëherë e përgjithmonë.
“Arturo Ui” i Bertolt Brecht dhe “Ferma e Kafshëve” e George Orwell, dy alegoritë më të jashtëzakonshme të Nazizmit dhe Stalinizmit, i kanë dhënë mbarë njerëzimit mesazhe të vlefshme në çdo kohë dhe tepër paralajmëruese.
Dy kryeveprat botërore na mësojnë se kur shoqëria është neglizhente në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë, përherë do të shfaqet një gangster ambicioz si Arturo Ui, që i rrethuar nga servilë të paskrupullt, dallkaukë dhe kriminelë, ngjitet në pushtet, duke shantazhuar kundërshtarët e asgjesuar opozitën, pasi merr nën kontroll gjykatat dhe i mbyll gojën shtypit.
Apo ashtu si në Fermën e Orwellit, kafshët e shtypura pasi rebelohen për liri e barazi, befas një elitë dinake e udhëhequr prej derrave me parimin se “të gjithë janë të barabartë, por disa janë edhe më të barabartë se të tjerët” merr kontrollin e pushtetit dhe një tirani zëvendësohet me një tjetër.
Të mos harrojmë kurrë tragjeditë e së shkuarës dhe duke bashkuar të gjitha forcat të bëjmë më të mirën që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat, liritë dhe të ardhmen e tij të sigurtë europiane në Shqipëri dhe jo si emigrant në vende të tjera.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3280125362033714

 

Tags: Metaqeveria Ramashqiperi

TË LIDHURA

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur
Politikë

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

21:06 | 13/10/2025
Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së
Politikë

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

20:39 | 13/10/2025
Next Post
Et’hem Ruka: Shumë shpejt do të arrihet në shërimin e diabetit tip 1

Et’hem Ruka: Shumë shpejt do të arrihet në shërimin e diabetit tip 1

Klubi i Serisë A shkarkon trajnerin, zbulohet kandidati për ta zëvendësuar

Klubi i Serisë A shkarkon trajnerin, zbulohet kandidati për ta zëvendësuar

Pandemia/ Përkeqësohet gjendja e mjekut nga Shkodra, mblidhen mijëra euro për ta çuar në Turqi

Pandemia/ Përkeqësohet gjendja e mjekut nga Shkodra, mblidhen mijëra euro për ta çuar në Turqi







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

by mirseda
22:44 | 13/10/2025
0

Përdorimi i telefonit gjatë natës, në errësirë totale, mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e syve...

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

22:22 | 13/10/2025
G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

21:58 | 13/10/2025
U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

21:51 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com