Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Historia epike e rivalitetit mes Ferrarit dhe Lamborxhinit

7 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Historia epike e rivalitetit mes Ferrarit dhe Lamborxhinit

Nga Ian Harvey

Ju ndoshta e dini, se cilat janë makinat më të mira sot në botë. Emra të nivelit të lartë, si Ferrari dhe Lamborxhini, duket se njihen nga të gjithë. E kush nuk do të donte një makinë si ato? Por ndoshta, pak njerëz njohin rivalitetin e egër që ka ekzistuar midis tyre.

Ferrari dhe Lamborxhini janë dy prej tyre. Por si dhe pse filloi rivaliteti? Ferruçio Lamborxhini, lindi në një familje që kishte si traditë kultivimin e rrushit. Por ai nuk ndante të njëjtin pasion si familja e tij; përkundrazi, ishte më i interesuar për mekanikën.

Lamborxhini kishte shërbyer në radhët e Forcës Ajrore Italiane, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më pas, ai kishte blerë makina të vjetra ushtarake, duke i modifikuar ato në mjete bujqësore si traktorë. Ai u bë shumë i pasur nga biznesi i tij i traktorëve.

Dhe si çdokush që bëhet i pasur, bleu disa makina luksoze, mes tyre edhe një Ferrari. Lamborxhini kishte një pasion aq të madh për makinat, sa që filloi të garonte disa nga makinat që kishte blerë. Megjithatë, pasi dinte diçka mbi mekanikën e makinave, mendoi se makinat që ai drejtonte, kishin nevojë për pak ndryshime.

Kur i erdhi radha të përdorte Ferrarin e tij, vuri re se ishte shumë më i zhurmshëm në rrugë. Një tjetër problem me makinën, ishte se freksioni duhej riparuar shpesh. Gjatë viteve 1960, makinat e Enzo Ferrarit ishin më të famshmet e makinave sportive luksoze.

Duke qenë se ishte një mekanik po aq i mirë, Lamborxhin vendosi t’i tregonte Ferrarit të metat që kishte zbuluar në makinat e tij. Duke pasur parasysh që ishte në krye të biznesit të makinave, ai nuk e vlerësoi këshillën e traktoristi të ri. Ferrari besonte se Lamborxhini nuk dinte asgjë për makinat e tij, apo makina në përgjithësi. “Ju mund të ngisni kollaj një traktor, pasi jeni mësuar, por të mësoni të ngisni një Ferrari është diçka krejtësisht tjetër”- i tha Enzo Ferrarit.

Nga ai moment lindi një rivalitet i madh mes të dyve. Lamborxhini vendosi ta kthente hobin e tij për makinat, në një profesion të vërtetë. Ai gjeti tek fyerja e Enzo Ferrarit forcën lëvizëse për fillimin e punës, për ndërtimin e makinës së tij luksoze.

Ai filloi të hartojë modele të ndryshme të markës së tij. Në vetëm 4 muaj, ai zbuloi modelin Lamborghini 350 GTV, në Panarin e Motorave në Torino në tetorin e vitit 1963. Deri në fund të vitit 1964, Lamborghini kishte shitur 13 makinat e para. Emri i makinës u ndryshua përfundimisht në 350 GT.

Pasi Lamborxhini hyri në konkurrencë me Ferrarin, ai vendosi të merret edhe me biznese të tjera, dhe u bë një njeri shumë i pasur, para se të ishte 50 vjeç. Në fillim të viteve 1960, Lamborxhini ishte bërë gati po aq i fuqishëm dhe i pasur sa Enzo Ferrari.

Shumë njerëz besonin se ai ishte një i çmendur, që pretendonte më kot të ndërtonte një makinë sportive, për të konkurruar me Ferrarin. Ferrari kishte vite në atë lloj tregu, dhe tashmë ishte shumë i pasur, në kohën kur Lamborxhini nisi të hyjë në treg. Njerëzit besonin, se të pretendoje të ndërtojë një makinë aq madhështore sa Ferrari ishte e pamundur. Ata, madje besonin se kjo ishte shumë e rrezikshme.

Lamborxhini e nisi punën mbi projektin e tij më 1962, dhe deri në majin e vitit 1963, arriti të themelojë zyrtarisht ‘Automobili Ferruçio Lamborghini’. Ai vendosi të blinte një parcelë toke në Sant’Agata Bolognese. Aty ndërtoi një fabrikë të re dhe të madhe, për biznesin e tij të makinave. Për shkak të përvojës së tij nga kompanitë e tjera, sidomos në biznesin e traktorëve, ai ishte në gjendje të krijonte një nga pajisjet më të mira për kompaninë e tij të makinave. Në fakt, fabrika e tij ishte një strukturë e tillë funksionale dhe aq e forte, sa që u bë e pakonkurrueshme. Godina e prodhimit ishte ndërtesa qendrore, ngjitur me të ndodhej godina e zyrave, çka mundësonte monitorimin e vazhdueshëm të punës. Vetë Lamborxhin, punonte personalisht mbi makinat, kur shihte që në to diçka nuk po vendosej si duhej.

Pasi u bënë publike planet për modelin e parë, Lamborxhinit iu desh vetëm disa muaj për të ndërtuar fabrikën, dhe për të vendosur një datë për prezantimin e modelit të makinës së tij të parë. Duke qenë një mekanik i apasionuar dhe tejet i vendosur, ai zgjodhi pjesë më të mira për makinat e tij.

Ai zgjodhi motorin nga Giotto Bizzarrini, i cili në fakt kishte projektuar disa nga motorët e fundit të Ferrarit. Për pjesët e tjera të makinave, kishte punësuar dy inxhinierë të rinj, të quajtur Giampaolo Dallara dhe Giampaolo Stanzani. Me punën e ekipit, ata promovuan 350 GT në ‘Torino Motor Show’./ Përshtati Alket Goce për TIRANA TODAY

Tags: epikeFerrarihistoriaLamborghiniRivaliteti

TË LIDHURA

Dhimitër Meci kapet në Greqi; në banesën e tij gjenden armë dhe fishekë
Aktualitet

Dhimitër Meci kapet në Greqi; në banesën e tij gjenden armë dhe fishekë

19:10 | 11/12/2025
SHBA përgëzon Dumanin dhe thotë se pret bashkëpunim me kreun e ri të SPAK
Kryesore

SHBA përgëzon Dumanin dhe thotë se pret bashkëpunim me kreun e ri të SPAK

17:55 | 11/12/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, pamjet nga vendngjarja

17:52 | 11/12/2025
Next Post
Erion Veliaj krah të ëmës, çfarë s’u pa në mitingun e PS-së

Erion Veliaj krah të ëmës, çfarë s'u pa në mitingun e PS-së

“Tradhtari” Durmishaj vesh përfundimisht fanellën e Greqisë

“Tradhtari” Durmishaj vesh përfundimisht fanellën e Greqisë

Letra për Enverin: Regjisori Bujar Kapexhiu u bën thirrje aktorëve që të mësojnë nga televizioni italian (fotot e panjohura)

Letra për Enverin: Regjisori Bujar Kapexhiu u bën thirrje aktorëve që të mësojnë nga televizioni italian (fotot e panjohura)







JU REKOMANDOJMË

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
Politikë

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

by mirseda
22:51 | 11/12/2025
0

Me 85 vota pro, dhe tre kundër Endrit Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit...

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

22:48 | 11/12/2025
Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

Meta në 35-vjetorin e PD: Suksese në mbrojtjen e lirisë përballë “narkoshtetit”

22:36 | 11/12/2025
Balla për 35-vjetorin e PD: “Rezultati më i dobët që nga ’97. U pleqëroftë si kryetari!”

Balla për 35-vjetorin e PD: “Rezultati më i dobët që nga ’97. U pleqëroftë si kryetari!”

21:36 | 11/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com