Siç mund ta dinë me siguri shumë nga ju, macet e zeza konsiderohen një ogur i fatit të keq, dhe madje dhe vdekjes. Reputacioni i keq i maceve me këtë ngjyrë që në kohërat e lashta. Dhe shumë prej miteve rreth tyre që besoheshin dikur, respektohen dhe besohen edhe sot.
Macet e zeza janë mace shtëpiake, dhe si të tilla ato mund të jenë në të gjitha llojet e formave dhe madhësive, apo të jenë të një race të veçantë, si macja Bombei, që është vetëm e zezë.
Për shkak të pigmentit të tyre të lartë të melaninës, shumica e këtyre maceve i kanë sytë të verdhë, ose siç u pëlqen shumë të thonë njerëzit sytë “e artë”. Shoqata e Maceve njeh 22 raca të ndryshme të maceve kryesisht të zeza.
Macet e zeza, u përdorën si një simbol anarkist në vitet 1880, pasi në atë kohë, ngjyra e zezë lidhej zakonisht me anarkizmin. Tre dekada më vonë, gjatë Luftës së Parë Botërore, këto lloj macesh u bënë simboli i sabotazhit.
Kur u anulua misioni i anijes hapësinore “STS-13”, misioni i radhës e ri-emërtua “STS-41-C”, dhe kjo e shtyu ekuipazhin të përfshinte në bord edhe një mace të zezë, dhe një numër 13, si një referencë me humor ndaj mitit të numrit të pafat, dhe fatkeqësisë së sjellë nga macet e zeza.
Gjithsesi misioni ishte i suksesshëm. Dhe aspekti më komik është se ekuipazhi u ul në hënë të premten e datës 13! Edhe pse konsiderohet si një ogur i fatkeqësisë në shumë kultura, japonezët dhe britanikët i shohin macet e zeza si një shenjë e fatit të mirë.
Madje skocezët besojnë se ardhja e një mace të zezë në shtëpinë e tyre, parathotë prosperitet dhe para. Por ndryshe nga skocezët, pelegrinët që shkuan në SHBA në vitet 1600, e shihnin macen e zezë si një shoqëruese të Satanit, apo si një të njohur të shtrigave.
Në atë kohë, kushdo që kapej me një mace të zezë, dënohej apo madje edhe vritej, për shkak të kontaktit të tij me krijesën “e keqe”. Por shumë njerëz përgjatë historisë, i kanë parë pozitivisht “fuqitë e mbinatyrshme” të maces së zezë.
Detarët mendonin se pasja e një maceje të zezë në bordin e anijes, do t’u sillte fat. Edhe gratë e peshkatarëve mbanin një mace të zezë në shtëpi, duke besuar se ato kishin një ndikim pozitiv, dhe do t’i mbronin burrat e tyre në det.
Gjithsesi të tjerët, besonin se nëse një mace e zezë futet dhe del me shpejtësi nga një anije, kjo do të thotë se anija është e mallkuar, dhe do të fundoset në udhëtimin e ardhshëm. Por marinarët dhe gratë e tyre, nuk qenë të vetmit që i adhuronin macet e zeza.
Egjiptianët besonin se mbajtja e një maceje të zezë në shtëpi, do t’i bënte qejfin perëndeshës së maceve, Bastet. Piratët gjatë shekullit XVIII, besonin në disa mite rreth maces së zezë. Nëse një mace ecte drejt dikujt, kjo do t’i sillte fat të keq personit në fjalë. Por nëse ajo largohej prej tij, kjo do të thoshte se do të ndiqte fati i mirë. Britanikët e konsideronin ecjen e një mace të zezë drejt dikujt, si një shenjë e fatit të mirë, teksa largimin e saj si një shenjë se fati po e braktiste.
Sipas statistikave, macet e zeza kanë më pak të ngjarë të adoptohen nga strehimoret e kafshëve sesa macet e tjera, pikërisht për shkak të imazhit të tyre të keq. Gjithsesi, pavarësisht nga shumë mite negative mbi macet e zeza, nuk duhet të harrojmë se të gjitha macet meritojnë të dashurohen, pa marrë parasysh ngjyrën e qimeve të tyre.
Për të rritur ndërgjegjësimin dhe dhembshurinë e njerëzve ndaj këtyre kafshëve, amerikanët festojnë më 17 gusht “Ditën e Vlerësimit të Maceve të Zeza”, ndërsa më 27 tetor Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut kremtojnë “Ditën e Maceve të Zeza”.
Burimi i lajmit: https://www.thevintagenews.com/2017/04/26/the-history-of-black-cats-curse-europeans-believed-that-if-a-black-cat-crosses-their-path-its-an-omen-of-misfortune-and-death/
Përshtatur nga TIRANA TODAY