E mërkurë, 20 Janar, 2021
9 C
Tirana

Kur ligji bie në duart e zuzarëve

Nga: Klodian Tomorri

Kjo foto është tek Prokuroria e Tiranës. Tabela nuk lejon parkim. Por çdo ditë, makinat e banorëve të lagjes parkohen aty dhe në çdo 20 minuta vijnë me radhë policët e Bashkisë, ata të Rrugores dhe u venë gjoba. Por prapë të njëjtat makina parkohen aty. Pse?

Sepse shkenca nuk ka shpikur ende një pajisje, që të bëjë të mundur palosjen e makinave dhe futjen e tyre në xhep. Njerëzit janë vënë në hall nga ligji, sepse ligji ka renë në dorën e zuzarëve. Në atë lagje nuk ka më asnjë vend ku të parkosh. Ka më shumë tabela ndalim parkimi se në gjithë kryeqytetet e Europës të marra së bashku.

Unë nuk e di nëse pas kësaj ka interesa korruptive të Bashkisë. Por natyrshëm kam një pyetje. Sa gjasa ka që banorët e lagjes që parkojnë aty çdo dite nga halli të jenë te gjithë kriminelë dhe shkelës të ligjit, ndërsa Bashkia e Tiranës të jetë në rregull?

Probabiliteti është zero. Nje ligj që i detyron të gjithë qytetarët të bëhen kriminelë, është ligj zuzar. Ata që e imponojnë atë, përfaqësojnë çdo gjë përveçse interesin e qytetarëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nuk i lejohet kandidimi, Kurti: S’jam në dijeni, kryesoj listën e Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është ka reaguar në lidhje lidhur me përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë KQZ-së për...

Fundosja e “Wilhelm Gustloff”, tragjedia më e madhe detare e të gjitha kohërave

Titaniku, është tragjedia detare më e përmendur, por nuk është tragjedia më e madhe në histori. 33 vite më vonë, do të mbytej në...

Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë të SHBA, godina ndodhet shumë pranë Capitol

Teksa pritet inaugurimi i Joe Biden si President i 46-të i SHBA-ve, një befasi ka ndodhur shumë afër Capitol, pikërisht në Gjykatën e Lartë. Stafi...

Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Covid-19

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Kategoria Superiore/ Vllaznia ndëshkon Bylisin dhe marshon drejt titullit

Fitore dramatike, në frymën e fundit e Vllaznisë në “Adush Muça”, në një fushë të vështirë. Një gol i Ardit Hoxhajt në minutën e...