E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

“Hidhini shqiptarët në det!”, 22 vjet nga mbytja e 81 shqiptarëve në Kanalin e Otrantos

Tragjedia e Otrantos, mbetet ende sot ngjarja me e rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë dekadat e fundit. 81 shqiptarë u mbytën natën e 28 marsit 1997, në përpjekje për të shkuar drejt Italisë, dhe duke dashur t`i ikin trazirave që kishin përfshirë vendin javët e fundit. Për t’iu larguar edhe varfërisë ekstreme, dhe me shpresën se do të bëheshin pjesë e botës ku punohet e jetohet normalisht, 120 persona, shumica familjarë, u nisën nga brigjet e Vlorës me anijen “Kater i Radës”, që ishte rrëmbyer prej trafikantëve.

Organizimi i udhëtimit u bë në lagjen Çole, tepër e njohur në atë vit trazirash. Sipas dëshmive të mëvonshme, udhëtarët kishin paguar 400-800 dollarë për atë udhëtim, që rezultoi të ishte i mallkuar. Askush nuk pyeti për kapacitetin e anijes, askush nuk deshi t’ia dijë që ajo relikë e ish-marinës komuniste, nuk mbante në bord më shumë se 10 persona. Mjaftonte vetëm të largoheshin.

Dhe kështu nisi tragjedia e mbi 100 njerëzve, që zgjodhën të hipnin në një anije vetëm 21 metra të gjatë, që prej vitesh nuk lejohej të lundronte. Burrave i`u tha të qëndronin në kuvertë, ndërsa gratë dhe fëmijët u futën në 3 dhomat e vetme.

“Kateri i Radës” do ta nisej nga porti i Vlorës rreth orës 14.30 të pasdites së asaj të premteje, deri në 15 milje nga ishulli i Sazanit anija do te udhëtonte pa problem. Në orën 7 të mbrëmjes shfaqen anijet e para italiane, që synojnë të ndalin çdo zbarkim në emigrantëve shqiptarë në Itali. Gjatë muajit janar dhe shkurt 1997 kishte pasur zbarkime të vogla.

Por përshkallëzimi i situatës në muajin mars, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria shqiptare, dhe imazhet e qindra mijëra shqiptarëve që shtinin në ajër me armë nëpër qytete të ndryshme, tronditën italianët që shtuan presionin ndaj qeverisë.

Italia kishte zbatuar deri atë moment një marrëveshje dypalëshe, për të kthyer anijet shqiptare sa herë që ato do të haseshin në det. Duke filluar nga 3 marsi, do të kthehej në Shqipëri çdo anije me refugjatë, duke u kompensuar me ndihma financiare dhe humanitare. Midis dy vendeve ishte vendosur një gjendje ushtarake në det, duke mos lejuar kalimin ilegal.

Këtë situatë e shfrytëzoi e djathta ekstreme e Lega Nord, duke përdorur një gjuhë të ashpër deri edhe kriminale ndaj shqiptarëve. Irene Pivetti, ish-kryetare e parlamentit, do të deklaronte me 27 mars 1997, një ditë para tragjedisë: Hidhini shqiptarët në det!

Kjo deklaratë e fortë raciste dhe ksenofobe, bëri shumë bujë dhe pati efektin e vet edhe tek detarët italianë në mision, të cilët të vendosur të zbatonin me çdo kusht urdhrin për ta kthyer pas anijen me refugjatët shqiptarë, e goditi atë duke e fundosur në thellësinë e kanalit të Otrantos.

Aq i madh ishte efekti propagandistik i deklaratës së Pivettit, sa që kapiteni i fregatës italiane “Sibila”, Fabrizio Laudato, do të deklaronte me vonë në gjyq se ishte i tmerruar se mos nga anija shqiptare dilnin njerëz të armatosur me mitraloza, dhe që mund të nisnin të qëllonin.

Pra, italianët dukeshin të vendosur ta kthenin anijen mbrapsht.

Operacioni u ndoq nga ajri nga helikopterët e ushtrisë. Kalojnë disa momente dhe anijet ishin afruar shumë pranë njëra-tjetrës, duke e tejkaluar distancën e lejuar detare. Pas disa momenteve anija e vogël me 120 shqiptarë në bord dhe që peshonte vetëm 56 ton, goditet në pjesën anësore nga anija gjigante italiane 1300-tonëshe.

Brenda pak minutash anija u mbyt. Ata që ishin në kuvertë u hodhën me shpejtësi në ujë, për 81 të tjerët atje poshtë, nuk kishte asnjë shpëtim. Nga viktimat, 46 ishin gra dhe fëmijë, më i vogli vetëm 1 muajsh. Menjëherë pas tragjedisë, marina italiane nxitoi të lajë duart nga përgjegjësia. Sipas saj, tragjedia ishte shkaktuar nga drejtuesit e anijes shqiptare, që ndryshoi befas kurs, duke u përplasur me kiçin e anijes italiane.

Autoritet italiane vonuan në maksimum mbërritjen e të mbijetuarve në breg. Synimi kryesor ishte të mbyllen faqet e para te gazetave, pasi incidenti duhej minimizuar. Urdhri i dytë, ishte që asnjë nga shqiptarët e shpëtuar të mos lejohet të flasë me gazetarët. U deshën 6 muaj pas ngjarjes, që anija “Kater i Radës” të nxirrej nga fundi i detit në 800 metra thellësi, bashkë me 57 trupat e viktimave, 24 të tjerë nuk u gjetën kurrë.

Për shkak të përgjegjësisë së madhe në atë tragjedi, edhe procesi gjyqësor u zvarrit për më shumë se 17 vite, duke mos dhënë në fund drejtësinë e merituar. Më 29 qershor 2011, Gjykata e Apelit në Leçe, dënoi me 2 vite e 4 muaj burg kapitenin e anijes italiane “Sibila”, Fabricio Laudadio, dhe kapiteni shqiptar të anijes “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri, me vetëm 3 vjet e 10 muaj burg.

Prokurori Xhuzepe Vinjola, kërkoi lirimin e kapitenit italian Laudadio, duke pretenduar se përplasja mes “Sibilës” dhe “Katerit të Radës”, ishte shkaktuar nga manovrat e gabuara të komandantit të motovedetës shqiptare, për t’i shpëtuar bllokadës detare në brigjet puljeze.

Në majin e vitit 2014, Gjykata e Kasacionit dha vendimin përfundimtar, duke pezulluar çështjen, me arsyetimin se për dy të akuzuarit kishte kaluar çdo afat gjykimi.

Familjarët e viktimave nisën nga e para edhe padinë për dëmshpërblim, për jetët e humbura. Ata madje u mashtruan nga avokatja shqiptare Natasha Shehu me banim në Itali. Ajo u dënua me 6 muaj burg dhe 300 mijë euro gjobë në vitin 2010, me akuzën e mashtrimit dhe vjedhjes së parave të dëmshpërblimit, për humbjen e të dashurve të tyre në kanalin e Otrantos./ Përgatiti TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin. Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u...