Një delegacion nga Komisioni i Venecias pritet të mbërrijë në Shqipëri nga data 9 deri më 11 shtator. Në këtë vizitë dy ditore, delegacioni të organizojë takime me presidentin e Republikës Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, përfaqësues nga qeveria, KQZ Komisioni i Posaçëm Hetimor, përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Kjo vizitë vjen pak ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë i drejtoi një kërkesë Komisionit të Venecias ku i kërkonte opinion në lidhje me nismën e ndërmarrë nga mazhoranca për shkarkimin e Presidentit, pasi ai anuloi me dekret zgjedhjet e 30 qershorit.
Në letrën e firmosur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkon Gianni Buquicchio që të sjellë sa më shpejt që të jetë e mundur opinionin nisur nga ndjeshmëria e çështjes në vendin tonë.