Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Helmimi në Krujë/ PD: Artur Bushi të dorëhiqet

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Helmimi në Krujë/ PD: Artur Bushi të dorëhiqet

Helmimi i banorëve të Krujës nga uji i pijshëm, është ngritur si shqetësim gjatë seancës së sotme plenare nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Ky i fundit ka kërkuar që në pikën e parë të rendit të ditës të diskutohet mbi situatën në Krujë. Po kështu, edhe nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas helmimit të 700 qytetarëve. Në një prononcim për mediat, ai tha se qeveria duhet të reagojë dhe të marrë masa, duke e konsideruar ngjarjen si një “krim masiv”.

“Çfarë ka ndodhur? Kush e ka shkaktuar? Ne dimë vetëm pasojat sot. Së paku mijëra qytetarë, vogëlushë, të moshuar, janë shtruar në ambientet spitalore, pa përmendur këtu pjesën tjetër që është në shtëpi. Duhet një përgjigje. Kush e ka shkaktuar? Pse e kanë shkaktuar? E patë dje përgjigjen e kryeministrit, e patë si hoqi dorë. Ai e ka detyrë njerëzore, politike, ligjore për këtë gjë.

Njerëzit atje janë duke vuajtur, askush nuk i ndodhet afër. Në të gjithë këtë verbëri është detyra e dikujt që duhet ta ngrejë si problem. Këtë e bëmë ne, për kërkesën që hodhëm në parlament, së paku për ta diskutuar, sepse detyra e parlamentit është të vendosë të gjithë institucionet në atë që quhet presioni qytetar.

Kjo çështje duhet politizuar, sepse pikërisht parlamenti ekziston për këtë çështje. Fatkeqësia ka ndodhur sot. Njerëzit sot po vuajnë. Ndihma, asistenca, duhet bërë sot, jo me kalimin e kohës. Përfaqësueset tona, kanë shkuar të para në vendngjarje. Kjo është detyra, e drejta dhe detyrimi i opozitës.

Ky është detyrimi ynë. Nuk pret më sëmundja për procedurë. Duhet sot. Duhet tani. Të shpresojmë se të gjithë ata shurdhëmemecë e të pa përgjegjshëm që janë aty të marrin të gjitha instrumentet që u jep ligji, dhe ti ndodhen njerëzve afër e të gjejnë përgjegjësit sepse ky është një krim masiv”, tha Alibeaj.

Ndërkohë deputetja e Krujës, Merita Bakiu tha: “1200 qytetarë të helmuar nga uji i pijshëm. Kryetari i Bashkisë Artur Bushi duhet të japë dorëheqjen. Përgjegjës kryesor për helmimin masiv të krutanëve”.

Tags: Artur BushiEnkelejd AlibeajMerita Bakiu

TË LIDHURA

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar
Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar

10:06 | 16/07/2025
Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova

09:47 | 16/07/2025
U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë
Aktualitet

U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

08:52 | 16/07/2025
Next Post
Xhaferaj i doli me laptop në seancë, Rama nuk ia përton

Xhaferaj i doli me laptop në seancë, Rama nuk ia përton

PD e PS japin ‘OK’ për Vettingun, fundosen politikanët me pasuri marramendëse

Rama-Bashës: Bëhu burrë, mos flit sikur je akoma në pelenat e mjekut

“S’ke se çfarë sqaron o tigër, po rri rehat”, Basha fut në “lojë” deputetët

“S’ke se çfarë sqaron o tigër, po rri rehat”, Basha fut në "lojë" deputetët

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar
Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet edhe e dashura e një prej autorëve të arrestuar

by mirseda
10:06 | 16/07/2025
0

Dy autorët të vrasjes së Renis Dobrës janë arrestuar nga policia disa ditë pas ngjarjes së rëndë....

Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova

Aksident i rëndë në Gjermani/ Mjeti permbyset disa herë pasi del nga rruga, humb jetën 21-vjeçarja nga Kosova

09:47 | 16/07/2025
U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

08:52 | 16/07/2025
E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Arrestohen dy persona, dy të tjerë në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Arrestohen dy persona, dy të tjerë në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

08:48 | 16/07/2025
Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

08:21 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com