Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Hekurudhat/ Maqedonia e Veriut në kërkim të financimit që e lidh me kufirin tonë, Shqipëria ende në vend

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hekurudhat/ Maqedonia e Veriut në kërkim të financimit që e lidh me kufirin tonë, Shqipëria ende në vend

Pak vite më parë sektori i hekurudhave iu nënshtrua ndryshimeve drastike në kuadrin ligjor por avancimi konkret me efekte në terren duket se ka mbetur në vend.

Projekti që u duk se do të merrte edhe zhvillimin më të shpejtë e do të gjente zbatim ishte ai për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe me një degëzim Tiranë-Rinas por kur punimet në fillim të vitit priteshin në qershor, pandemia duket se ndryshoi panoramën.

Por hekurudha shqiptare është shumë më shumë sesa ajo në Tiranë-Durrës por pjesa më e madhe e saj është e amortizuar ndërkohë që ka plane për ndërhyrje në disa linja.

Por teksa ne mbetemi ende tek shkresat, në njërën nga linjat që lidhemi me Maqedoninë e Veriut procesi ka avancuar në vendin fqinjë, që po kërkon financim prej 426 milionë euro për të ndërhyrë në linjën Kërçovë deri në kufirin me Shqipërinë. Sipas SeeNews lidhja hekurudhore, pjesë e korridorit 8 të transportit që kalon nga lindja-perëndimi përmes Evropës Juglindore, është planifikuar të kalojë përmes Kërçovës dhe Strugës në perëndim të Maqedonisë së Veriut në fshatin Lin në Shqipërinë Juglindore.

Në vitin 2018, kompania publike e Transportit Hekurudhor të Maqedonisë së Veriut tha se seksioni hekurudhor pritej të ishte plotësisht funksional deri në 2023.

Në Shqipëri kjo linjë lidhet me hekurudhën Durrës – Rrogozhinë – Pogradec – Lin – Maqedoni, (Pan European Corridor VIII) pjesë e rrjetit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe po punohet për ta kualifikuar si rrjet bazë deri në vitin 2023, me perspektivën për një zgjatim indikativ të Korridorit Orient/East Med TEN-T Corridor. Sipas deklaratave nga përfaqësues të Hekurudhës Shqiptare në fillim të këtij viti aktualisht ka përfunduar studimi i fizibilitetit për rindërtimin e këtij korridori rrugor si dhe për dizajn paraprak të rrugës Durrës – Rrogozhinë. Më pas do të aplikohet te ËBIF për një grant prej 50% të investimit (64 milionë euro).

Ky projekt ka dalë me rezultate të mira sa i përket trafikut të pasagjerëve, por problem në këtë projekt është pjesa e Maqedonisë, e cila është tepër e shtrenjtë, në rreth 600 milionë euro si dhe gjetja e një gjuhe të përbashkët për pikën e daljes nga Shqipëria, që fillimisht ishte planifikuar në Lin, por ka pasur shqetësime për ndikimin në mjedis. Përmes një granti prej 1.7 milionë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) po hartohet dizajni paraprak dhe i detajuar i rindërtimit të hekurudhës Rrogozhinë – Pogradec. Më pas do të aplikohet për një grant për 50% të investimit (300 milionë euro).

Po kryhet një studim parafizibiliteti për lidhjen hekurudhore Shqipëri – (Kapshticë/Kristalopigi) – Greqi në kuadër të programit INTERREG CBC Shqipëri-Greqi. Projekti do të përfundojë në fillim të vitit 2021 dhe më pas do të aplikohet për studimin e fizibilitetit dhe dizajnit të detajuar. Me leverdi shihet sidomos lidhja hekurudhore me Greqinë, e cila nëse realizohet, mund të nisen çdo ditë dy trena pasagjerësh, duke mundësuar dhe lidhjen me gjithë Evropën./Monitor

Tags: HekurudhaMaqedoni e Veriutshqiperia

TË LIDHURA

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari i kërkuar nga GJKKO
Aktualitet

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari i kërkuar nga GJKKO

10:27 | 27/09/2025
Vrasja e 44-vjeçarit në fshatin Salari/ Trupi i italianit u gjet në anë të rrugës, viktima kishte shkuar në zonë për gjah
Aktualitet

Vrasja e 44-vjeçarit në fshatin Salari/ Trupi i italianit u gjet në anë të rrugës, viktima kishte shkuar në zonë për gjah

09:26 | 27/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta
Aktualitet

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Next Post
Bilanci/ Rritet numri i viktimave, bien rastet e reja

Bilanci/ Rritet numri i viktimave, bien rastet e reja

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Azerbajxhani kërcënon se do të shkatërrojë sistemet raketore të Armenisë

Azerbajxhani kërcënon se do të shkatërrojë sistemet raketore të Armenisë

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Humbi jetën në një aksident tragjik, vëllai i Gjestit përcillet sot për në banesën e fundit
Showbizz

Humbi jetën në një aksident tragjik, vëllai i Gjestit përcillet sot për në banesën e fundit

by mirseda
10:39 | 27/09/2025
0

Me zemër të thyer, familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin sot lamtumirën Elidion Kelmendit, vëllait...

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari i kërkuar nga GJKKO

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari i kërkuar nga GJKKO

10:27 | 27/09/2025
Të tjerë persona në vorbullën e dosjeve të Epstein, zbulohet emri i Elon Musk dhe Princit Andrew

Të tjerë persona në vorbullën e dosjeve të Epstein, zbulohet emri i Elon Musk dhe Princit Andrew

09:29 | 27/09/2025
Vrasja e 44-vjeçarit në fshatin Salari/ Trupi i italianit u gjet në anë të rrugës, viktima kishte shkuar në zonë për gjah

Vrasja e 44-vjeçarit në fshatin Salari/ Trupi i italianit u gjet në anë të rrugës, viktima kishte shkuar në zonë për gjah

09:26 | 27/09/2025
Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë

Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë

23:19 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com