Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Harta e tuneleve të kontrabandës, nga SHBA-ja dhe Anglia deri në Rripin e Gazës

6 vjet ago
in Bota, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Harta e tuneleve të kontrabandës, nga SHBA-ja dhe Anglia deri në Rripin e Gazës

Autoritetet amerikane zbuluan së fundmi në San Diego, atë që besohet të jetë tuneli më i gjatë që përdorej nga trafikantët e drogës, për të kaluar lëndën narkotike nga Meksika drejt SHBA-së. Tuneli në kufirin mes 2 vendeve, është rreth 1300 metra i gjatë, dhe ndodhet 70 metra nën tokë.

Ai ishte i pajisur me ventilatorë të ajrit, energji elektrike, një sistem të gjerë hekurudhor me vagonë, dhe madje edhe një ashensor në secilën nga hyrjet. Autoritetet thonë se sofistikimi i këtij tuneli, tregon vendosmërinë dhe burimet e mëdha monetare që zotërojnë kartelet e drogës.

Që nga viti 1990, në SHBA janë zbuluar afro 190 tunele të paligjshme ndërkufitare. Për shembull më 25 Janar 2006, u zbulua një tunel 730 metra i gjatë në kufirin SHBA-Meksikë, me hyrjen në një magazinë pranë aeroportit Tijuana. Aty u gjetën rreth 2 ton marijuanë.

Pjesa e dyshemesë ishte shtruar me beton, tuneli ishte i ndriçuar dhe me sistem ventilimi, për të garantuar qarkullimin e ajrit të freskët. Ai kishte edhe një sistem kullimi, për të larguar ujërat nëntokësore. I bujshëm ishte dhe zbulimi më 26 nëntor 2010 i një tuneli 790 metra të gjatë, po në kufirin mes 2 vendeve, ku u zbulua mbi 40 ton kanabis, që mendohej se i përkiste kartelit meksikan të drogës, Sinaloa.

Kjo dukuri nuk ka lënë pa prekur as kufirin verior të SHBA-së me Kanadanë. Në fillim të vitit 2005, një grup trafikantësh kanadezë nisën të ndërtonin një tunel në kufirin mes dy vendeve. Ata blenë 2 banesa në të dyja anët e kufirit, dhe filluan punën nga puna.

Autoritetet u alarmuan, kur një fqinj dyshoi mbi shpejtësinë punimeve që po kryheshin në një serë. Një kontroll i fshehtë, zbuloi se aty futeshin materiale ndërtimi dhe nxirreshin prej andej sasi të mëdha dherash. Autoritetet kufitare amerikane në bashkëpunim me ato kanadeze, instaluan kamera të fshehta në brendësi.

Më 14 korrik 2005, tuneli pasi kishte përfunduar, dhe aty nisën të kalojnë pakot e para me marijuanë. Zyrtarët e policisë nisën menjëherë operacionin. Ata mësynë në njërën nga shtëpitë dhe arrestuan 3 persona. Tuneli u mbyll dhe rrugët sipër tij u rindërtuan.

Por historia e tuneleve të kontrabandës, është shumë më e vjetër se kaq. Dhe në disa raste, tunelet kanë shërbyer për shpëtimin e jetës së mijëra njerëzve në kohë lufte. Kështu gjatë rrethimit disavjeçar të kryeqytetit boshnjak Sarajevë nga forcat serbe, banorët u detyruan të ndërtonin në vitin 1993 një tunel të gjatë, që rezultoi të ishte jetik për banorët e qytetit rrethuar.

Përmes tij u kontrabanduan në qytet armë, ndërsa shumë njerëz të plagosur u evakuuan prej andej. Sot tuneli është shndërruar në një muze për turistët e huaj. Si hyrje në të shërben ende banesa private, bodrumi i së cilës shërbente si hyrje në Tunelin e Sarajevës.

Ndërkohë, më shumë se 70 tunele nëntokësore u përdorën për të lëvizjen ilegale të njerëzve nën Murin e Berlinit, midis Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore. Ndërkohë një tunel që përdorej për trafiqe të paligjshme, u zbulua në korrikun e vitit 2012 në kufirin midis Ukrainës dhe Sllovakisë.

Tuneli që kishte një gjatësi prej 700 metrash, përdorej kryesisht për kontrabandën e cigareve. Edhe Britania e Madhe, ka një histori të lashtë me tunelet e kontrabandës. Shumë fshatra në bregdetin jugor të Anglisë kanë shumë histori të tilla, edhe pse sot hyrjet në shumicën e tuneleve janë bllokuar ose murosur.

Jo më pak të njohura janë edhe tunelet e kontrabandës në Rafah të Rripit të Gazës. Ato lidhin Egjiptin dhe Rripin e Gazës , duke anashkaluar barrierën e ndërtuar nga Izraeli përgjatë kufirit ndërkombëtar, të përcaktuar nga Traktati i Paqes Egjipt-Izrael. Përmes tyre kontrabandohen gjithçka nga armët, drogat, deri tek ushqimet. Ato kontrollohen kryesisht nga militantët e HAMAs-it./TIRANA TODAY

 

Tags: angliHartakontrabandaRripi i GazesSHBAtuneleve

TË LIDHURA

Qëlloi për vdekje senatorin kolumbian Miguel Uribe, 15-vjeçari dënohet me shtatë vite burg
Bota

Qëlloi për vdekje senatorin kolumbian Miguel Uribe, 15-vjeçari dënohet me shtatë vite burg

18:38 | 28/08/2025
Miratohet ngritja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Gjermani
Bota

Miratohet ngritja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Gjermani

17:38 | 28/08/2025
Greqi/ Alarm për bombë në zyrat e shpërndarjes së energjisë elektrike në Selanik, evakuohet stafi
Bota

Greqi/ Alarm për bombë në zyrat e shpërndarjes së energjisë elektrike në Selanik, evakuohet stafi

16:52 | 28/08/2025
Next Post
Betohet tek presidenti anëtarja më e re e SPAK-ut

Betohet tek presidenti anëtarja më e re e SPAK-ut

Historia e panjohur e Zija Dibrës: Si u ekzekutua armiku më i egër i mbretit Zog

Historia e panjohur e Zija Dibrës: Si u ekzekutua armiku më i egër i mbretit Zog

Si u rrëzuan komandantët e UÇK-së në Kosovë!

Kosova voton të hënën për qeverinë, Haradinaj: AAK do të qëndrojë në opozitë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Qëlloi për vdekje senatorin kolumbian Miguel Uribe, 15-vjeçari dënohet me shtatë vite burg
Bota

Qëlloi për vdekje senatorin kolumbian Miguel Uribe, 15-vjeçari dënohet me shtatë vite burg

by mirseda
18:38 | 28/08/2025
0

Adoleshenti 15-vjeçar që qëlloi për vdekje senatorin e krahut të djathtë dhe kandidatin e mundshëm presidencial Miguel...

Disiplina e nis sezonin e ri me pezullime të shumta, e pëson edhe trajneri i Vllaznisë

Disiplina e nis sezonin e ri me pezullime të shumta, e pëson edhe trajneri i Vllaznisë

18:34 | 28/08/2025
Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia

Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia

18:14 | 28/08/2025
Qeveria e Kosovës reagon pas akuzave për spiunen serbe të inflitruar në kryeministri: I hedhim poshtë këto pretendime, hetime të përbashkëta me Kroacinë

Qeveria e Kosovës reagon pas akuzave për spiunen serbe të inflitruar në kryeministri: I hedhim poshtë këto pretendime, hetime të përbashkëta me Kroacinë

17:56 | 28/08/2025
Eurot në gotë plastike! Inspektorëve të IMT-së Tiranë iu gjetën mbi 3 mijë euro

Eurot në gotë plastike! Inspektorëve të IMT-së Tiranë iu gjetën mbi 3 mijë euro

17:46 | 28/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com