E diel, 22 Nëntor, 2020
8 C
Tirana

Historia e panjohur e Zija Dibrës: Si u ekzekutua armiku më i egër i mbretit Zog

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

“Njerëzit do vdesin”, sizmologu grek parashikon një tërmet të fuqishëm

Në 30 tetor, një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Po...

Pamje të rënda/‘Luftë’ mes grupeve mafioze, 29-vjeçarin e vrasin me shkopinj

Disa pamje të rënda janë bërë virale në rrjet, ndërsa dëshmojnë dhunën makabre të disa personave, ku me shkopinj në duar qëllojnë pa pikë...

“Ka planifikuar që të japë dorëheqjen”, zbulohet pasardhësi i Vladimir Putin

Kritiku i njohur i Vladimir Putin, ka nxjerrë disa të pathëna të cilat e nxjerrin zbuluar lidhur me lëvizjet e tij. Valerey Solovei ka...

Asnjë shenjë përmirësimi nga virusi/ 13 viktima, nami me të infektuarit

Vijon me ritme të larta numri i të prekurve, e po kështu edhe pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë. Në 24 orët...

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Kryemadhin, jep dorëheqjen nga partia

Kryetari i LSI-së në Laprakë, Gentian Arapi, njofton me anë të rrjeteve sociale se ka dhënë dorëheqjen nga partia e Monika Kryemadhit. Ai rrëfen se...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

Kryemadhi: Garoj për t’u rikonfirmuar. Ja kush ‘ma mblodhi’ për maskën

Gjatë mesditës së sotme, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen brenda partisë, për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve. Monika...

Italia jep alarmin për ‘bombën e ujit’/Ekspertët: Mos dilni nga shtëpia (VIDEO)

Autoritetet në Itali kanë dhënë alarmin për shkak të së ashtëquajturës “bombë e ujit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike. Për...

Prej ditësh në Infektiv, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur

Ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv...

Nga Roland Qafoku

Zija Dibra është nga viktimat e para të operacioneve që forcat e Ahmet Zogut kryen pas kthimit të tij në pushtet, natën e 24 dhjetorit duke gdhirë 25 dhjetori i vitit 1924. Kishte vetëm disa ditë që ishte rikthyer në postin e kryeministrit dhe një nga ata që u arrestuan si mbëshetës të Fan Nolit ishte kapiten Zija Dibra.

Një arrestim që më pas do të shoqërohej me vrasje në momentin, kur të marten e 6 janarit 1925, në orën 11.00 ai tentoi të arratisej.

 

SKENA E VRASJES

Me instinktet e një ushtaraku, Zija Dibra duhet ta ketë menduar disa herë arratisjen teksa një aspirant po e shoqëronte i vetëm gjatë transferimit të tij drejt Beratit në të cilin ai do të qëndronte si i internuar.

Në fshatin Harizaj të Kavajës, Dibra iu shkëput nga duart aspirantit dhe me shpejtësi hipi mbi kalin e tij dhe u largua po me shpejtësi. Thirrjet për të ndaluar ishin të pashpresa, por aspiranti nxori armën dhe qëlloi drejt Dibrës pa e menduar gjatë.

I vetmi plumb i dalë nga arma ishte fatal. Ai e goditi Zija Dibrën në kokë duke i shkaktuar vdekjen në vend.

 

AHMET ZOGU DHE ZIJA DIBRA

Konflikti mes Zija Dibrës dhe Ahmet Zogut ishte i vjetër. Ai zë fill që në vitin 1922, kur Zija Dibra u shpall në kërkim nga njerëzit e Ahmet Zogut. Dibra kishte qenë ministër në qeverinë e Hasan Prishtinës dhe pothuajse i gjithë kabineti i asaj qeverie 5-ditore ishte në kërkim si persona që e morën pushtetin me kryengritje.

Në fakt, arratisja e Dibrës ishte më shumë pjesë e një organizmi për t’u hakmarrë ndaj Ahmet Zogut, për ta eliminuar atë dhe për të organizuar një kryengritje tjetër kundër tij.

Mbështetja më e madhe iu dha nga Myslim Peza, i cili e strehoi Dibrën në shtëpinë e tij në Pezë. Por ndërsa kishte mbështetjen edhe të miqve të afërt të Pezës, Zija Dibra nuk e kishte këtë mbështetje nga njerëz të tjerë.

Studiuesi Sali Verdha në punimin e tij “Peza, shkëndijë e luftës partizane”, sjell disa herë përplasje të Dibrës me personazhe të njohura të kohës.

“Zija Dibra, i strehuar në Tresë, u mundua të organizonte një aksion kundër Zogut. Pikërisht për këtë qëllim në fshatin Tresë ai thirri Irfan Ohrin dhe Osman Balin të cilët hiqeshin si armiq të Ahmet Zogut. Myslymi aty, kuptoi se Irfan Ohri dhe Osman Bali i shmangeshin atentatit që mendonte Zija Dibra të organizonte kundër Zogut”.

Këtu shënohet edhe tradhtia tjetër e Osman Balit ndaj të cilit Zija Dibra priste të bashkëpunonte me të për të eliminuar Ahmet Zogun, por në fakt të gjithë planin e Zija Dibrës ai ia tregon njerëzve të Zogut.

Kaq mjaftonte që Zogu ta shënonte emrin e Zija Dibrës me të kuqe, dhe ta shpallte atë si një nga njerëzit më të rrezikshëm për t’u arrestuar.

 

MISTERI I VRASJES

Në listën që Ceno bej Kryeziu e ka pranuar që i ka vrarë vetë madje me bekimin e ser bëve është edhe Zija Dibra.

“Unë e kam xanë, dhe kam vra anmikun tuej Marko Raspopoviçin… Unë kam vra Zia Dibrën, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, – për paqen tuaj e tonën.”

Mjaftojnë këto fjalë për të hedhur dyshime mbi vrasjen e bërë nga aspiranti. A ishte ai një kurth ndaj Dibrës, apo ishte me të vërtetë një vrasje e detyruar, kur Zija Dibra tentoi të arratisej? Si e para dhe e dyta, konvergojnë në një aftësi që duhet të kishte aspiranti: të ishte qitës i shkëlqyer.

 

10 fakte

  1. Zija Dibra ishte një ushtarak i ushtrisë shqiptare me gradën kapiten që ka qenë gjatë gjithë karrierës së tij një kundërshtar i hapur i Ahmet Zogut
  2. Zija Dibra mbështeti me armë dhe forca Fan Nolin në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, e cila solli largimin e Ahmet Zogut nga pushteti dhe nga Shqipëria
  3. Zija Dibra u dënua me internim në Berat si pjesëtar i grushtit të Shtetit në Lëvizjen e Qershorit 1924
  4. Zija Dibra ishte përpjekur disa herë që të organizonte kryengritje kundër Ahmet Zogut dhe ta vriste atë
  5. Herën e parë Zija Dibra kishte organizuar forcat nën komandën e tij në vitin 1922, kur Ahmet Zogu ishte ministër i Brendshëm
  6. Herën e dytë ishte në mars 1923 kur Zija Dibra bashkë me Elez Isufin sulmuan Tiranën me shumë forca nën komandën e tyre
  7. Zija Dibra ishte pjesë e marrëveshjes dhe paqes që Ahmet Zogu dhe Elez Isufi vendosën në mars të vitit 1923 në kryengritjen e malësorëve ndaj qeverisë së Tiranës
  8. Herën e tretë Zija Dibra kishte qenë pjesë e Lëvizjes së Qershorit 1924 që dëboi Ahmet Zogun nga pushteti dhe nga Shqipëria
  9. Në vitin 1922 Zija Dibra organizoi vrasjen e Ahmet Zogut, por bashkëpunëtori në këtë komplot, Osman Bali, ia tregoi të gjithë planin Ahmet Zogut
  10. Nga ky moment Ahmet Zogu e kishte vendosur emrin e Zija Dibrës në listën e atyre që synonte të eliminonte

 

10 mistere

  1. Përse Zija Dibra nuk u largua në 25 dhjetor 1924 nga Shqipëria bashkë me mbështetësit e tjerë të Fan Nolit pas kthimit të Ahmet Zogut në Tiranë?
  2. Përse Zija Dibra shprehej se kishte shumë garanci te Myfit Libohova që nuk u largua bashkë me ata që ishin nisur drejt Italisë?
  3. Përse Myfit Libohova i kishte shprehur kaq shumë garanci Zija Dibrës? Nga kush e kishte marrë ai vetë këtë garanci?
  4. Kur kishte këtë garanci përse atëherë u arrestua dhe u internua nga forcat qeveritare?
  5. Çfarë nënkupton fakti që Ceno bej Kryeziu ka deklaruar publikisht se e ka vrarë ai Zija Dibrën?
  6. Përse sipas Ceno bej Kryeziut serbët ishin të interesuar për vrasjen e Zija Dibrës?
  7. A ishte vërtetë vrasja e tij eliminimi i një personi të arrestuar që tentoi arratisjen apo një kurth për ta vrarë?
  8. Si ka mundësi që një person i cilësuar shumë i rrezikshëm të shoqërohej nga vetëm një roje?
  9. Përse kur cilësohej një kundërshtar i rrezikshëm, Zija Dibra merr një dënim të lehtë për t’u internuar dhe jo dënuar me burg?
  10. A ishte edhe statusi i të internuarit pjesë e kurthit për ta vrarë?

“Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Po fshehim vdekjet? Kapërcim i çdo kufiri, politikë me lajme të rreme

Pas akuzave të kryedemokratit Basha, sa i takon fshehjes së numrit të viktimave si pasojë e COVID-19, kryeministri Rama tha se ndjehet i keqardhur...

Basha nuk i ndahet Ramës: Tu deshën dy ditë për të manipuluar faktet

Në kohën kur edhe pak minuta na ndajnë nga deklarata publike e Ramës, sa i takon numrit të pacientëve të vdekur dhe fshehjes së...

E frikshme/Policia futet me armë në fushën e lojës, lojtarët të frikësuar

Një situatë ka dalë jashtë kontrollit në fushën e blertë. Deri këtu nuk ka asgjë për tu surprizuar, por kur ndërhyn policia me armë...

Mos e ngatërroni me gripin! Renditja e simptomave të COVID-19

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh, që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Në 31 dhjetor...

Dokumenti/ Publikohet fletëarresti i Gjykatës Speciale për Thaçin

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara Nicolas Guillou, pas konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin Hashim Thaçi, ka lëshuar edhe fletarrestimin për të. Në...