Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Harrojeni luksin e Vip-ave, 18 fëmijët shqiptarë që po pushtojnë Instagramin

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Harrojeni luksin e Vip-ave, 18 fëmijët shqiptarë që po pushtojnë Instagramin

Nëse jeni përdorues Instagrami, atëherë me shumë mundësi keni parë ose ndiqni profile fëmijësh. Janë ato profile të cilat menaxhohen nga prindërit apo të afërm. Në disa raste janë fëmijë të cilët kanë qenë pjesë e formateve televizive dhe famën e kanë vazhduar e në Instagram. Janë edhe ata fëmijë të cilët simpatinë e ndjekësve e kanë fituar nga vetë rrjeti social. Ajo që i bashkon të gjithë fëmijët e Instagramit është ëmbëlsia dhe sigurisht aftësia për të bërë për vete çdokënd.

Hapja e një profili për fëmijët është një fenomen në rritje në të gjithë botën, po ashtu në Shqipëri po përhapet gjerësisht. Por, prej disa muajsh tashmë në Instagram është krijuar një grup shumë simpatik fëmijësh. Profilet e tyre menaxhohen nga mamatë apo tezet e veta dhe në pak kohë ata janë duke fituar shumë ndjekës. #bestbabiesteam është grupi ku janë bërë bashkë 18 fëmijë shqiptarë, por që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Që nga Tirana, Durrësi, Peqini, Burreli, e deri në Angli, Slloveni e Zvicër.

“Jemi të shpërndarë në pjesë të ndryshme të botës, por hapsira e rrjeteve sociale na mundëson të jemi gjithmonë në kontakt. Unë jetoj në Birmingham, këtu më lindi dhe djali, Elensio. Vendosa ta formoj grupin #bestbabiesteam duke u bazuar fillimisht vetëm tek simpatia ndaj fëmijëve. Dalëngadalë u njohëm edhe me njëra-tjetrën. Tani mund të themi se u bëmë mike të mira virtuale. Pasi ndajmë jo vetëm foto, por marrim e japim edhe këshilla për fëmijët, për veten”, thotë për Tirana Today Enki, mamaja e cila hapi grupin.

Joriku është 3 vjeç, është shoku më i madh i grupit dhe profilin e tij e menaxhon tezja e vetë.

“Një ditë më erdhi një mesazh nga Enki e cila na ftonte për të formuar një grup mamash dhe tezesh për të ndarë eksperiencat e fëmijëve me njëra-tjetrën.

Dukë parë përreth që shumë fëmijë kishin faqet e tyre mendova të hapja edhe unë një faqe për gëzimin e parë të familjes tonë. Duke ndarë pjesë nga jeta e përditshme me njerëzit e njohur edhe jo vetëm. Sepse gëzimet ndjehen dyfish kur ndahen me të tjerët apo jo?”

 

 

View this post on Instagram

 

Watching many videos lately of babies standing on the driver’s seat while the car is on the move? This is not a joke you guys , its not cool either☹️ Keep your kids safe in their seats✌?Happy Monday ☺️ #baby#driving#safe#babyboy#babyseat#istillhavemycurls#oldphoto

A post shared by Jorik Avdylaj (@little_jorik) on Apr 8, 2019 at 12:58am PDT

Ekspozimi i fëmijëve në rrjete sociale gjithmonë sjell debat midis njerëzve, të cilët ndahen në dy grupe. Disa i kritikojnë ata prindër të cilët vendosin t’i shfaqin të vegjlit. Por, Arbiola, mamaja e Jorikut shprehet për Tirana Today se nëse menaxhohet me kujdes, është diçka pozitive.

“Unë mendoj që Instagrami është një mjet lidhës me njerëzit e dashur dhe të njohur, ndaj nuk e shoh aspak si diçka negative ekspozimin e fëmijëve në rrjete sociale. Përkundrazi Instagrami na ka njohur me njerëz shumë frymëzues. Me nëna e teze te mrekullueshme, veçse të bukura në pamje, por edhe në shpirt. Por, gjithmonë ata që kujdesen për profilin, duhet të jenë të kujdesshëm.”

Bela, mamaja e Rayan thotë se grupi ka lindur si diçka spontane, por me kohën ato janë përkushtuar të gjitha. Madje mes tyre kanë krijuar edhe nisma të veçanta, çdo muaj ato zgjedhin një tematikë. Dhe kështu fotot e fëmijëve i publikojnë në të njëjtën ditë e të njëjtën orë.

“Ne kemi krijuar një afrimitet me njëra-tjetrën, ndaj për momentin nuk mendojmë ta zgjerojmë më tej. Por, absolutisht jemi të hapura për këdo që do të bëhet pjesë e grupit. Duke folur na lindi ideja që të paktën një herë në muaj, të bënim foto me tematikë të njëjtë. Dhe më pas t’i publikojmë në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, edhe pse jemi në qytete të ndryshme të botës.

Edhe pse lindi si diçka spontane, u pëlqye shumë dhe kemi marrë shumë mesazhe të bukura nga ndjekësit në Instagram. Për momentin nuk jemi të lidhura me marka për fitime, sepse Instagramin nuk e kemi hapur me qëllimin për përfitime monetare. Por, në momentin që mund të kemi oferta, gjithmonë nëse janë të përshtatshme do t’i marrim në konsideratë.”

Në një kohë kur nëpër rrjete sociale përherë e më tepër njerëzit kërkojnë të shfaqin jetën luksoze, pafajësia dhe çiltërsia e fëmijëve është ajo që i duhet çdokujt. Gjithmonë për sa kohë prindërit apo të afërmit nuk teprojnë dhe abuzojnë me privatësinë e fëmijëve./ TIRANA TODAY

Leart
Nita
Jorik
Sian
Ayla

Stina
Liam
Shirli
Ava
Arli

Rayan
Era
Chloe
Elensio
Kian

Ezan&Arife
Dijar
Emily

Tags: "pushtojnë"femijetfëmijët shqiptarëHarroniInstagramnga gjithë botaVIP-at

TË LIDHURA

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira
Aktualitet

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

21:53 | 04/11/2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK
Politikë

Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

21:13 | 04/11/2025
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Politikë

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

19:18 | 04/11/2025
Next Post
Dhuna, çfarë ngjyre do ketë më 25 maj?!

Po trokasin arrestimet, pse s’kanë frikë PD dhe PS?!

Zgjedhjet/ Ambasadorja Glover, takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shqipëri

Zgjedhjet/ Ambasadorja Glover, takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shqipëri

Albi Nako flet për ndarjen: Marrëdhënia me Albën …

Albi Nako flet për ndarjen: Marrëdhënia me Albën ...







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë
Bota

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë

by mirseda
22:43 | 04/11/2025
0

Ukraina duhet të përshpejtojë ritmin e reformave të saj, nëse dëshiron të arrijë qëllimet e saj në...

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

21:53 | 04/11/2025
SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

21:16 | 04/11/2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

21:13 | 04/11/2025
Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

20:29 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com