Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se vendimi për liberalizimin e vizave pritet të ndodhë vetëm në pranverën e vitit 2020.
Në një intervistë për ‘Ekonomia Online’, duke kërkuar heqjen e vizave për kosovarët. Sipas tij në shtyrjen e marrjes së vizave ka ndikuar edhe LVV dhe LDK, të cilat po e zvarrisin procesin e ndërtimit të institucioneve të reja të dala pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Jemi më skeptik tash. Është zor me ndodh sepse po shihet që jemi afër Krishtlindjeve. Jam interesuar për kalendarin e Këshillit të Evropës dhe besoj që gjasat e ardhshme i kemi në fund të shkurtit, fillim të marsit, që me hy në rend dite. Unë kam vazhduar komunikimin me palët dhe ju kam bërë shkresa të gjitha shteteve vendimmarrëse të BE-së për këtë temë që është një padrejtësi. Mund të ketë ndikuar në shtyrje pak edhe vonesa në formim të institucioneve, që disi po na zbehin fuqinë tonë, pasi që kemi mbajt zgjedhje por nuk po e japim lajmin e duhur për institucionet e reja. Dhe besoj që kjo na ka krijuar problem”, tha ai.