Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Haradinaj: Tirana më ka detyruar të paguaj tarifa rrugore në vizita zyrtare

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Haradinaj: Tirana më ka detyruar të paguaj tarifa rrugore në vizita zyrtare

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj kritikoi Tiranën zyrtare se e ka detyruar të paguajë tarifa rrugore edhe gjatë vizitave të tij zyrtare.

Në një intervistë dhënë ta martën televizionit T7 në Prishtinë, ai tha se autokolona e tij është ndalur dhe detyruar të paguajë tarifën rrugore të Shqipërisë, megjithëse ishte nën përcjellje protokollare.

“Shqipëria e ndal kryeministrin e Kosovës në autorrugë, nuk më ka ndalur as Maqedoni e as Bullgari, ju siguroj, nuk e kanë ndalur, si e kanë marrë vesh që është makina e kryeministrit, ka dalë polici, nuk të vonon sepse nuk duhet, nuk parashihet janë këto protokolle të sigurisë.

Për shembull pyetja shtrohet, a paguan Edi Rama kur të vjen nga andej? Nëse ai nuk paguan si kryeministër pse e trajton kryeministrin e Kosovës ndryshe? Unë jam duke e thënë një të vërtetë, kësaj here kemi qenë duke shkuar në një intervistë në Shqipëri, kanë qenë dy makina të policisë shqiptare, një xhip dhe një makinë lokale, u ndal krejt dhe unë thashë çka ndodhi, sa herë që kam shkuar si kryeministër mua më kanë ndalur të bëj aty pagesën”, tha ai.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha se të gjitha autoritetet e nivelit të lartë, qofshin shqiptare apo jo, përfshirë edhe delegacione të nivelit të lartë në vizita zyrtare nuk janë të përjashtuar nga taksa rrugore.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, ministria e Jashtme shqiptare tha se “nuk cenohet siguria sepse autoriteti i nivelit të lartë shoqërohet nga Garda e Republikës.

Nëse ngrihen shqetësime mbi sigurinë e autoritetit atëherë ky shqetësim i përcillet zyrtarisht ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kërkohet që Garda e Republikës të rrisë masat e sigurisë në varësi të nivelit të kërcënimit që i kanoset autoritetit të huaj gjatë gjithë qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Jashtme.

Me 15 janar, kryeministri shqiptar Edi Rama, ngriti padi ndaj kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj me pretendimet se ka shpifur ndaj tij, duke kërkuar edhe kompensim të dëmit të shkaktuar.

Padia që nxiti shumë reagime në Prishtinë dhe në Tiranë, shënoi pikën më të lartë të përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy kryeministrave që u përplasën shpesh në distancë rreth ideve që u hodhën që në vitin 2018 rreth mundësisë së prekjes së kufijve në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Voa”

Kryeministri Rama po ashtu u gjet nën kritika të autoriteteve në Prishtinë edhe rreth nismës për krijimin e një mini-shengeni ballkanik, që u kundërshtua nga Kosova.

Tags: haradinajtarifa rrugoreTiranavizite zyrtare

TË LIDHURA

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

10:09 | 13/03/2026
Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti
Rajoni

Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

19:56 | 12/03/2026
Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet
Rajoni

Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12:50 | 12/03/2026
Next Post
Tërmet/ Bora Zemani me binjakët Veshaj ikin me vrap nga studio

Tërmet/ Bora Zemani me binjakët Veshaj ikin me vrap nga studio

Sëmundja i mori jetën, i dashuri hidhet nga godina 15 metra e lartë

Aksident i rëndë, humb jetën këmbësorja

Studentja shqiptare e kthyer nga Kina: Ja çfarë bëra kur u përhap virusi

Studentja shqiptare e kthyer nga Kina: Ja çfarë bëra kur u përhap virusi







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com