Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Haradinaj”/ Haga, si mjet presioni për marrëveshjen Kosovë-Serbi me shkëmbime territoresh

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Haradinaj”/ Haga, si mjet presioni për marrëveshjen Kosovë-Serbi me shkëmbime territoresh

Analistët vendas dhe të huaj e kishin paralajmëruar prej kohësh, se ngritja e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë me seli në Hagë në Holandës, do ta trondiste fort politikën kosovare. Ramush Haradinaj, dha pak ditë më parë dorëheqjen për herë të dytë pas 14 vitesh nga posti i kryeministrit të Kosovës. Pasi është thirrur në cilësinë e të pandehurit të dëshmojë në lidhje me akuzat për krime lufte, në të cilat dyshohen se janë përfshirë ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Akti i tij çon në rrëzimin e qeverisë, dhe shkuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Debatet e forta në Kosovë, por edhe në Shqipëri, e lidhin këtë dorëheqje të imponuar të Haradinajt, me tarifën 100 për qind që a imponoi vitin e kaluar ndaj mallrave që hyjnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, vendim të cilit i qëndroi deri në largimin e tij si kryeministër, pavarësisht presionit të hapur dhe të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Uashingtoni më shumë sesa Brukseli, ka ngut të shohë arritjen sa më shpejt të një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë edhe përmes disa shkëmbimeve territoriale, për t’i dhënë fund konfliktit shekullor mes shqiptarëve dhe serbëve në këtë rajon problematik të Evropës.

Presidenti amerikan Donald Trump, mburret gjerësisht me aftësitë e tij të veçanta si marrëveshje-bërës. Ndaj në politikën e jashtme, ai është fokusuar kryesisht në zgjidhjen e 4 problemeve më të nxehta të momentit:konflikti Kosovë-Serbi, ai Izrael-Palestinë në Lindjen e Mesme, çështja e programit të bërthamor të Iranit, dhe bindja e Koresë së Veriut për të de-nuklearizuar Gadishullin Korean.

Nuk është rastësi që përmes letrave të veçanta, Trump inkurajoi pak muaj më parë presidentët Aleksandër Vuçic dhe Hashim Thaçi që të zgjidhnin sa më shpejt mosmarrëveshjet mes 2 vendeve, dhe më pas ai i pret në Shtëpinë e Bardhë për të firmosur para mediave marrëveshjen historike.

Gjyqi i fundit ndaj Haradinajt zgjati mbi 7 vite, në vitet 2005-2012, dhe në fund ai u shpall i pafajshëm. Në kontekstin e ngjarjeve të fundit, mund të mendohet se kryeministri i ri që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme, do të dëgjojë këshillën e Perëndimit, dhe do të anulojë tarifën shtesë për mallrat serbe.

Megjithatë, presidenti Hashim Thaçi nuk do të ketë aspak të lehtë të vazhdojë në këto kushte dialogun me homologun e tij serb Vuçiç, pasi një pjesë e mirë e opinionit publik në Kosovë, dyshon se kjo gjykatë mund ta njollosë luftën e drejtë të UÇK dhe në tërësi të shqiptarëve të Kosovës për çlirimin nga sundimi i përgjakshëm serb.

Ndërkohë, është interesant fakti që në një sondazh të zhvilluar në fillim të këtij viti në Kosovë mbi ngritjen e kësaj gjykate, gati 60 për qind e shqiptarëve ishin në parim pro saj, duke arsyetuar se kjo gjykatë ishte një kusht i Bashkimit Evropian, dhe se ajo mund t’i jepte fund të gjitha dyshimeve mbi luftën e UÇK, duke bërë ndarjen mes ushtrisë dhe elementëve të veçantë të saj.

Arsyeja kryesore e ngritjes së kësaj gjykate, janë dështimet e njëpasnjëshme të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Hagë, për të vërtetuar akuzat e prokurorëve të saj dhe dënuar fajtorët. Kështu Haradinaj dhe ish-komandatët e tjerë të UÇK, janë akuzuar për burgosjen, torturimin, vrasjen dhe trafikimin e organeve të qindra serbëve, romëve dhe shqiptarëve të dyshuar si bashkëpunëtorë të armikut, kryesisht anëtarë dhe drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të drejtuar për shumë kohë nga legjendari Ibrahim Rugova. Megjithatë gati të gjithë në fund janë liruar nga akuzat, dhe janë shpallur të pafajshëm.

Ish-kryeprokurori zviceran Dick Marty pretendoi në një raporti të tijin në vitin 2010, se një shtëpi në një fshat në rrethit të Matit në Shqipëri, ishte baza e UÇK-së, ku ishin kryer transplantet e organeve të serbëve, që më pas u vranë.

Mbi të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë”, ku banon edhe sot familja Katuçi, mediat botërore rrëfyen histori të përbindshme, të denja për një film horror. Megjithatë ekspertët ndërkombëtarë, që shqyrtuan me imtësi çdo milimetër të asaj shtëpie në kohë të ndryshme, që në fillim të viteve 2000, nuk kanë gjetur ndonjë asnjë provë domethënëse që të mbështesë një pretendim të tillë.

Vetë Marty, u justifikua me pretendimin se provat që ai kishte gjetur ishin shkatërruar qëllimisht nga prokurorët e Gjykatës së Hagës. Në fakt, besueshmëria e kësaj gjykate, është vënë jo pak në dyshim kohët e fundit, por jo për ”shtëpinë e verdhë”.

Tre vjet më parë, Gjykata e Hagës shpalli të pafajshëm pas vdekjes ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Milosheviç nga akuzat për krimet që u kryen gjatë viteve 1992-1995 në luftën e Bosnjës. Sipas trupit gjykues nuk kishte prova të mjaftueshme, që të tregonin se Millosheviçi kishte rënë dakord me planin e Radovan Karaxhiçit, për të spastruar Bosnjën nga myslimanët dhe kroatët.

Gjykata i është referuar dukshëm mungesës së ndonjë prove të shkruar, të ndonjë urdhri me shkrim të atij që për shumë vite u quajt nga mediat perëndimore si “Kasapi i Ballkanit”, për vrasjen e kroatëve, boshnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve të Kosovës.

Në fakt, edhe udhëheqësit nazist Adolf Hitler nuk iu zbulua asnjë urdhër vetjak për Holokaustin apo masakrat ndaj miliona njerëzve të tjerë. Por bota e pa dhe e sheh ende sot si përgjegjësin kryesor për Luftën e Dytë Botërore, dhe me shumë gjasë ai do të ishte i pari që do të ekzekutohej me vdekje në Nurenberg, në rast se do të ishte kapur i gjallë.

Në një artikull të portalit “EUobserver” në fillim të vitit 2018, paralajmërohej se Gjykata Speciale mund të hetojë edhe vëllain e Ramush Haradinajt, Dautin si dhe ish-shefin politik të UÇK, sot presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, që gjatë luftës njihej me nofkën “Gjarpri”.

Nëse Thaçi do të merret shumë shpejt i pandehur, kjo do të thotë se Gjykata Speciale e ka këtë herë shumë seriozisht sqarimin njëherë e mirë dhe në mënyrë profesionale të akuzave që rëndojnë mbi UÇK-në.

Por nëse ai është projektuar të vazhdojë të qëndrojë president, derisa të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare me Vuçiç, atëherë rezulton se as kjo Gjykatë Speciale nuk do të japë drejtësi, por është ngritur për t’u përdorur si një mekanizëm presioni, për t’i bindur shqiptarët e Kosovës të pranojnë t’i japin Beogradit veriun e Mitrovicës, në këmbim të komunave shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në jug të Serbisë./ TIRANA TODAY

Tags: dorëheqjenHagaKosovë-SerbimarreveshjenpresioniRamush Haradinajshkëmbime territoresh

TË LIDHURA

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite
Bota

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Netanyahu thirrje Amerikës për mbështetje
Bota

Netanyahu thirrje Amerikës për mbështetje

21:13 | 14/06/2025
Shkoi të kontrollojë shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet para djalit nga një egjiptian
Bota

Shkoi të kontrollojë shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet para djalit nga një egjiptian

21:07 | 14/06/2025
Next Post
Juventus nuk “ngopet”, ofron dy super lojtarë për Neymar

Juventus nuk "ngopet", ofron dy super lojtarë për Neymar

Turqia gaboi me armët ruse, por dëbimi i saj nga NATO do ishte një gafë gjeopolitike

Turqia gaboi me armët ruse, por dëbimi i saj nga NATO do ishte një gafë gjeopolitike

Mbledhja e KLGJ-së, fokusi në zgjidhjen e ngërçit të Gjykatës së Lartë

Mbledhja e KLGJ-së, fokusi në zgjidhjen e ngërçit të Gjykatës së Lartë

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com